Back Media, Shoqëria Civile dhe Autoritetet Publike në Partneritet për Reformimin e Medias në Shqipëri

Media, Shoqëria Civile dhe Autoritetet Publike në Partneritet për Reformimin e Medias në Shqipëri

Duke riafirmuar angazhimin e Shqipërisë për lirisë së shprehjes dhe përputhshmërinë me standardet evropiane, përfaqësues nga autoritetet publike, organizatat e medias, shoqëria civile dhe akademia u mblodhën në Sesionin e Dytë Plenar të Platformës për Dialog të Hapur.

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, Kryetarja e Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, Jorida Tabaku, Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato dhe Shefja e Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë, Giulia Re hapën eventin duke theksuar angazhimin e vazhdueshëm për pluralizmin e medias, transparencën dhe sigurinë e gazetarëve.

Profesori Mark Marku, Dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë dhe lehtësues i kësaj nisme, moderoi sesionin plenar duke theksuar arritjet kryesore të Platformës dhe rëndësinë e bashkëpunimit mes të gjithë aktorëve të përfshirë – qeverisë, medias, akademisë dhe shoqërisë civile.

Sesioni plenar shqyrtoi progresin dhe sfidat e vazhdueshme, duke diskutuar gjithashtu mësimet e nxjerra nga viti i parë i zbatimit.

Që nga lanҫimi në Janar 2025, Platforma e Dialogut të Hapur ka nxitur një proces gjithëpërfshirës dhe të bazuar në evidenca. Përmes një serie takimesh tematike të grupeve të punës, Platforma ka lehtësuar dialogun dhe ka prodhuar rekomandime të përbashkëta, duke mbështetur prioritetet e Shqipërisë për anëtarësim në BE dhe duke promovuar përputhshmërinë me standardet e Këshillit të Europës dhe ato ndërkombëtare.

Sesioni plenar vijoi me një diskutim të hapur, duke i mundësuar të gjithë aktorëve të ndajnë perspektivat e tyre dhe duke mbledhur komente për të formësuar prioritetet e ardhshme, si dhe për të siguruar qëndrueshmërinë e këtyre reformave. Dialogu i vazhdueshëm me shumë aktorë, ndjekja sistematike e zbatimit të rekomandimeve dhe angazhimi më i thellë i shoqërisë civile dhe aktorëve të medias në procesin e reformave ishin disa nga prioritetet kyçe për të ardhmen.

Kjo nismë e përbashkët BE – Këshilli i Europës do të vazhdojë të ndërtojë besimin mes institucioneve, medias dhe shoqërisë civile në Shqipëri, duke forcuar rolin thelbësor të lirisë së shprehjes dhe pavarësisë së medias në të ardhmen demokratike të vendit.

Projekti Promovimi i Lirisë së Shprehjes në Shqipëri Përmes Dialogut të Hapur zbatohet nga Divizioni i Këshillit të Europës për Bashkëpunimin mbi Lirinë e Shprehjes, në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit të Universitetit të Tiranës. Projekti bashkëfinancohet nga Bashkimi Europian dhe Këshilli i Europës, me qëllim zhvillimin e një sektori mediatik të qëndrueshëm dhe të pavarur, në përputhje me standardet e Këshillit të Europës.

Tiranë, Shqipëri 1 prill 2026
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page


 

Kontakte

 Sheshi Skenderbej,
Pallati i Kulturës, kati i 3-të,
Tiranë

 +355 4 45 40 201

E-mail