Back Si të sigurojmë Buxhetimin e Përgjithshëm Rom në bashkitë shqiptare?

Si të sigurojmë Buxhetimin e Përgjithshëm Rom në bashkitë shqiptare?

Ministria e Financave dhe Ekonomisë brendësoi Udhëzuesin mbi Buxhetimin e Përgjigjshëm Rom në Nivelin Vendor, përgatitur prej programit të Bashkimit Evropian/Këshillit të Evropës ROMACTED, dhe e përfshiu atë në Udhëzimin nr. 10, datë 28/02/2020, mbi “Përgatitjen e Programit Buxhetor Afatmesëm Vendor 2021-2023” për njësitë e vetqeverisjes vendore.

Në vijim, programi ROMACTED, në bashkëpunim me Shkollën Shqiptare të Administratës Publike (ASPA), kanë planifikuar një seri webinaresh mbi Buxhetimin e Përgjigjshëm Rom në Nivelin Vendor për të integruar integrimin e projekteve prioritare për romët dhe egjiptianët në procesin buxhetor për vitin 2021 dhe buxhetimin afatmesëm për periudhën 2021-2023.

Plani i webinareve është si më poshtë:

  • Bashkia Fier – 13 maj 2020, 10:00 - 12:30
  • Bashkia Roskovec – 14 maj 2020, 10:00 - 12:30
  • Bashkia Elbasan – 19 maj 2020, 10:00 - 12:30
  • Bashkia Korçë – 20 maj  2020, 10:00 - 12:30
  • Bashkia Permet – 21 maj 2020, 10:00 - 12:30
  • Bashkia Vlorë – 25 maj 2020, 10:00 - 12:30
  • Bashkia Pogradec – 26 maj 2020, 10:00 - 12:30

Programi i webinareve ngrihet mbi përmbajtjen e Udhëzuesit mbi Buxhetimin me Përgjigjshmëri Rome në Nivelin Vendor. Webinaret do të fokusohen në temat si vijojnë: adresimi i nevojave/prioriteteve rome në planet vendore; përfshirja e prioriteteve rome në buxhetin afatmesëm; përputhshmëria e burimeve të kufizuara me planet/analiza e tavaneve buxhetore; buxhetimi i bazuar në performancë: një qasje që mundëson buxhetimin e përgjigjshëm rom. Nëpunësit civilë vendorë, lehtësuesit ROMACTED dhe anëtarët e Grupeve Komunitare të Veprimit do të diskutojnë mbi programet e përzgjedhura si: strehim social; kujdesi shoqëror për familjet dhe fëmijët; arsimi parauniversitar; shërbime publike lokale; furnizimi me ujë të pijshëm dhe transport publik (ose infrastrukturë rrugore (rurale + urbane). Webinaret do të vijojnë përgjatë ciklit buxhetor dhe i gjithë cikli i trajnimit do të njihet dhe çertifikohet prej Shkollës Shqiptare të Administratës Publike.

 

 

Shqipëri 11 Maj 2020
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page