Një seminar i mbajtur në Tiranë me stafin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë u përqendrua në përfitimet, sfidat dhe çështjet etike që lidhen me avancimin e teknologjisë së informacionit dhe inteligjencës artificiale në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Qëllimi i këtij eventi ishte të forconte aftësitë e inspektorëve të drejtësisë lidhur me integrimin e mjeteve digjitale në punën e tyre të përditshme.
Pjesëmarrësit diskutuan dhe u njohën më mirë me rolin në rritje të teknologjisë së informacionit në gjykata dhe prokurori. Ata shqyrtuan prirjet e digjitalizimit në sistemet gjyqësore evropiane dhe eksploruan standardet dhe mjetet e CEPEJ për përdorimin etik të inteligjencës artificiale në drejtësi.
Aktiviteti u organizua në kuadër të projektit Forcimi i efikasitetit dhe cilësisë së drejtësisë në Shqipëri, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës dhe i zbatuar nga Këshilli i Evropës në kuadër të Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë - Zyra e Këshillit të Evropës në Tiranë.


