Back Linja e Ndihmës mbështet komunitetet vendore në Shqipëri, veçanërisht ato të margjinalizuara, me ndihmë ligjore falas lidhur me ndërgjëgjësimin për të drejtat e pronës

Linja e Ndihmës mbështet komunitetet vendore në Shqipëri, veçanërisht ato të margjinalizuara, me ndihmë ligjore falas lidhur me ndërgjëgjësimin për të drejtat e pronës

Arjeta është një qytetare nga Kavaja e cila nuk ka mundur të regjistrojë tokën e trashëguar nga familja e saj, pasi nuk ka mundur të pregatisë dokumentet e nevojshme dhe të ndjekë procedurat e caktuara. Për shumë vite, me gjithë përpjekjet e saj, ajo nuk ishte në gjendje ta zgjidhte këtë ngërç, gjë që e bëri të hiqte dorë nga synimi i saj. Mirëpo kohët e fundit, disa miq të familjes i treguan asaj rreth një mundësie për të marrë ndihmë ligjore falas në lidhje me të drejtat pronësore për qytetarët në nevojë. Ajo telefonoi dhe kërkoi një takim me përfaqësuesit e Shoqatës për Ndihmës Ligjore Tiranë të cilët e mirëpritën dhe i shpjeguan procedurat dhe dokumentacionin ligjor që duhej të plotësonte për të regjistruar pronën e saj. Aplikimi i saj u përpunua me sukses nga autoritetet, falë asistencës ligjore të ofruar nga avokatët dhe përfaqësuesit e TLAS nëpërmjet Linjës së Ndihmës, një nismë e mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës.

Prej gushtit, Shoqata për Ndihmës Ligjore Tiranë (TLAS), me mbështetjen e projektit për Përmirësimin e mbrojtjes së të drejtës së pronës dhe lehtësimin e ekzekutimit të vendimeve të GJEDNJ në Shqipëri (D-REX III), në kuadër të programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, Instrumenti Horizontale për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, ka ofruar ndihmë ligjore falas për më shumë se 85 përfitues përmes Linjës së saj të dedikuar të Ndihmës. Linja e Ndihmës ka për qëllim të ndihmojë grupet e margjinalizuara duke mundësuar informacion mbi sistemin shqiptar të së drejtës së pronës, përfshirë regjistrimin e pronës dhe kërkesat për kompensim. Nga përfituesit, 38 ishin gra dhe 47 burra, duke theksuar ndikimin e gjerë të shërbimit. Që nga janari 2023, më shumë se 559 qytetarë kanë marrë asistence me ndihmë ligjore dhe informacion, dhe më shumë se 800 broshura informative janë shpërndarë në rajone të ndryshme të Shqipërisë.

Linja e ndihmës, e cila funksionon nga e hëna në të premte, nga ora 09:00 deri në orën 14:00, ofron udhëzime thelbësore ligjore se si të aplikohet për kompensimin e pronës sipas Ligjit Nr. 133/2015, dhe sqaron procedurën e regjistrimit të pronës. Ky shërbim është veçanërisht i rëndësishëm për grupet e margjinalizuara, duke u mundësuar atyre aksesin në drejtësi dhe mbrojtjen e të drejtës së pronës.

Përveç linjës së ndihmës, TLAS organizoi dhe dy aktivitete ndërgjegjësimi me bazë komunitetin në Kavajë më 20 shtator dhe në Rrogozhinë më 25 shtator. Këto aktivitete u dhanë komuniteteve vendore dhe grupeve të margjinalizuara, përfshirë anëtarët e komunitetit rom, informacion të rëndësishëm për të drejtat e tyre të pronës. Gjatë këtyre aktiviteteve informuese, u shpërndanë fletëpalosje informative dhe stafi i TLAS dha shpjegime të drejtpërdrejta për procedurat ligjore dhe mënyrën se si të kontaktohet Linja e Ndihmës për ndihmë të mëtejshme. Kjo nismë synon të forcojë aftësinë e qytetarëve për të mbrojtur të drejtën e tyre të pronës dhe për të siguruar zbatimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në kontekstin kombëtar.

Linja e Ndihmës është e disponueshme rregullisht dhe qytetarët që kërkojnë ndihmë ligjore për çështje pronësie inkurajohen të kontaktojnë TLAS në numrin +355692093731.

Shqipëri 23 tetor 2024
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page


 

Kontakte

 Sheshi Skenderbej,
Pallati i Kulturës, kati i 3-të,
Tiranë

 +355 4 45 40 201

E-mail