Back Nga niveli vendor tek niveli qendror: harmonizimi i praktikave të burimeve njerëzore në administratën publike shqiptare përmes sistemeve të menaxhimit të burimeve njerëzore

Nga niveli vendor tek niveli qendror: harmonizimi i praktikave të burimeve njerëzore në administratën publike shqiptare përmes sistemeve të menaxhimit të burimeve njerëzore

Së bashku me Departamentin e Administratës Publike dhe përfaqësues nga Burimet Njerëzore në nivel qendror dhe vendor në sesionin e pestë dhe përmbyllës, diskutuam dy sistemet kryesore të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në administratën publike shqiptare, Sistemin Informatik të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore (HRMIS) dhe Platformën e Bashkëpunimit (Colab).

Ky sesion përmbyllës mblodhi së bashku Njësitë e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore (HRM) nga të dy nivelet e qeverisjes, si përdorues aktivë të sistemeve, me qëllim nxitjen e harmonizimit të proceseve dhe procedurave si dhe shkëmbimin e praktikave të mira në lidhje me përdorimin e HRMIS dhe Colab.

Pas përfshirjes së njësive të qeverisjes vendore gjatë sesioneve të mëparshme të zhvilluara në katër qytete (Shkodër, Tiranë, Vlorë dhe Pogradec), ky aktivitet përmbyllës shërbeu si një platformë për të lidhur të dy nivelet e qeverisjes, duke nxitur shkëmbimin e eksperiencave dhe duke promovuar një qasje më të unifikuar në përdorimin e përditshëm të këtyre sistemeve.

Duke mbështetur praktika më të qëndrueshme të burimeve njerëzore dhe duke mundësuar një koordinim më të mirë ndërmjet institucioneve, HRMIS dhe Colab kontribuojnë në një administratë publike më efikase, transparente dhe profesionale.

Ky event u organizua në kuadër të projektit Mbështetja e Reformës së Administratës Publike në Nivel Vendor në Shqipëri, i cili zbatohet nga Qendra e Ekspertizës për Qeverisjen në Shumë Nivele, pranë Kongresit të Pushteteve Vendore dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, financuar nga Republika Federale e Gjermanisë.

 

 

Tiranë, Shqipëri 4 qershor 2025
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page


 

Kontakte

 Sheshi Skenderbej,
Pallati i Kulturës, kati i 3-të,
Tiranë

 +355 4 45 40 201

E-mail