Back Finlanda mirëpret zyrtarë të sistemit të burgjeve të Shqipërisë duke ndarë praktikat e mira mbi punësimin dhe rehabilitimin e të dënuarve

Finlanda mirëpret zyrtarë të sistemit të burgjeve të Shqipërisë duke ndarë praktikat e mira mbi punësimin dhe rehabilitimin e të dënuarve

Si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të autoriteteve Shqiptare për të përmirësuar mundësitë e arsimimit dhe punësimit për të dënuarit në Shqipëri, u organizua një vizitë studimore në Finlandë me 14 dhe 15 Shtator 2022. Qëllimi i vizitës ishte vëzhgimi i praktikave të mira të cilat lidhen me arsimimin dhe edukimin e të dënuarve duke i ofruar mbështetje në proceset e rehabilitimit dhe riintegrimit në shoqëri.

Delegacioni përbëhej nga përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në Shqipëri dhe Ministrisë të Drejtësisë, të cilët u njohën me sistemin Finlandez të politikave dhe sanksioneve bazuar në modelin e tyre pro social. Delegacioni u njoh me praktikat e ofrimit të arsimimit dhe trajnimit profesional, si edhe mundësive të punësimit në Kerava (burg i hapur për meshkuj) dhe Riihimaki (burg i sigurisë të lartë për meshkuj).

Delegacioni gjithashtu u mirëprit nga Drejtori i Përgjithshëm i Sistemit të Burgjeve dhe Shërbimit të Provës në Finlandë, Z. Arto Kujala. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve në Shqipëri, Z Admir Abrija, nënvijëzoi ambicien e Sistemit Penitenciar Shqiptar të përvetësjë dhe aplikojë një qasje bashkëkohore ndaj riintegrimit dhe rehabilitimit të të dënuarve, në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira të Këshillit të Evropës.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Përmirësimi i mbrojtjes se të drejtave të njeriut të të dënuarve në Shqipëri”, si pjesë e iniciativës së përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës – Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022.

 

 

 

Findandë 20 shtator 2022
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page