Back Fuqizimi i qeverisjes vendore me sistemet moderne të menaxhimit të burimeve njerëzore

Fuqizimi i qeverisjes vendore me sistemet moderne të menaxhimit të burimeve njerëzore

Së bashku me Ministrin e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor dhe Departamentin e Administratës Publike në prezantimin e dy sistemeve kryesore për administratën publike shqiptare: Sistemi i Informatik i Menaxhimit të Burimeve Njerëzore (HRMIS) dhe Platforma e Bashkëpunimit.

Këto sisteme synojnë të transformojnë menaxhimin e burimeve njerëzore duke përmirësuar transparencën, rritur efikasitetin operacional dhe duke ju ofruar punonjësve akses më të mirë në informacion dhe dokumente. Ato gjithashtu nxisin bashkëpunimin ndër-institucional, duke krijuar bazën për një administratë më të koordinuar dhe efektive.

Si pjesë e projektit Mbështetje për Reformën e Administratës Publike në Nivel Lokal në Shqipëri, Këshilli i Evropës do të kontribuojë në zbatimin e suksesshëm të këtyre mjeteve. Kjo përfshin organizimin e seancave trajnuese të dedikuara, përgatitjen e materialeve praktike udhëzuese dhe ofrimin e mbështetjes në vendin e punës për njësitë e burimeve njerëzore në të gjitha bashkitë. Gjithashtu do të krijohet një help-desk për të ofruar asistencë të vazhdueshme dhe për të siguruar përdorimin e qëndrueshëm dhe efektiv të platformave.

Përmes mbështetjes për zbatimin e këtyre sistemeve inovative, Këshilli i Evropës po ndihmon në standardizimin e praktikave të menaxhimit të burimeve njerëzore nëpër institucione, përmirësimin e aftësive profesionale të administratës publike shqiptare dhe, për herë të parë, krijimin e një inventari gjithëpërfshirës të administratës publike. Ky inventar do të mbështesë vendimmarrjen dhe politikëbërjen e bazuar në të dhëna, duke synuar rritjen e transparencës, efikasitetit dhe fokusit tek qytetari.

Tiranë, Shqipëri 20 dhjetor 2024
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page


 

Kontakte

 Sheshi Skenderbej,
Pallati i Kulturës, kati i 3-të,
Tiranë

 +355 4 45 40 201

E-mail