Back Fillon në Shqipëri fushatë edukuese për 35 000 votues për herë të parë

Fillon në Shqipëri fushatë edukuese për 35 000 votues për herë të parë

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme jane thelbi dhe baza e demokracisë. Të rinjtë duhet të bëhen të vetëdijshëm për rëndësinë e zgjedhjeve dhe të vlerave që qëndrojnë në themel të tyre, si dhe të kuptojnë që demokracia dhe votat e tyre janë të rëndësishme dhe për ta.

Për më shumë se një dekadë Këshilli i Evropës po mbështet edukimin e votuesve në Shqipëri me fokus të veçantë tek votuesit për herë të parë. Në partneritet me Akademinë e Studimeve Politike, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, një program i ri kombëtar i edukimit zgjedhor filloi sot për 35 000 studentë të maturës në nivelin kombëtar.

Me anë të këtij programi, nxënësit do të njihen me teorinë dhe praktikën e procesit zgjedhor demokratik si dhe do të simulojnë votimin ne 385 shkolla te mesme. Qëllimi është që nxënësit të njihen me mënyrën e funksionimit të zgjedhjeve demokratike dhe me rolin e tyre, jo vetëm për zgjedhjen e institucioneve qendrore dhe vendore, por edhe në shkollë.

Motoja e fushatës këtë vit do të jetë: Mjaftojnë vetëm 4 minuta për të vendosur për 4 vitet e ardhshme!

 

 

 

Tiranë 9 prill 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page


 

Kontakte

 Sheshi Skenderbej,
Pallati i Kulturës, kati i 3-të,
Tiranë

 +355 4 45 40 201

E-mail