Back Përhapja e COVID-19, informacion në gjuhët e pakicave

Përhapja e COVID-19, informacion në gjuhët e pakicave

Situata e vështirë e shkaktuar nga përhapja e COVID-19, është edhe më e vështirë për grupet vulnerabël dhe pakicat kombëtare të cilat hasin barriera gjuhësore kur përballen me pandeminë. Pasi Qeveritë janë përgjegjëse për dhënien e informacioneve të nevojshme për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave, përfshirë të drejtën për shëndetin, aksesi ndaj informacionit në gjuhët e pakicave lidhur me masat e sigurisë dhe zhvillimet lidhur me rreziqet e shkaktuara nga përhapja e COVID-19 mbetet një nevojë.

Për t’iu përgjigjur kësaj nevoje, projekti “Promovimi i Diversitetit dhe Barazisë në Shqipëri” nën “Instrumentin Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë II” të përbashkët mes Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik, po mbështet 8 pakica kombëtare në Shqipëri përmes përkthimit në gjuhët përkatëse të pakicave kombëtare të broshurës “Informacion mbi virusin COVID-19”. Broshura e përgatitur me informacionin e vënë në dispozicion nga Instituti për Shëndetin Publik në Shqipëri përmban informacione të nevojshme rreth masave të sigurisë të COVID-19, përditësime mbi rregullat e Qeverisë për jetesën e përditshme dhe më shumë.

Broshurat e përkthyera mund të aksesohen online dhe do të shpërndahen tek pakicat Rome, Serbe, Bullgare, Boshnjake, Vllahe, Greke, Maqedonase dhe Malazeze. Kjo nisëm mbështetet gjithashtu nga projekti i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Romacted”, Komiteti Shtetëror i Minoriteteve në Shqipëri, Europe House, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. 

 

 

Tiranë 30 prill 2020
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page