Me rastin e Javës së Administratës Publike në Shqipëri, Këshilli i Evropës, organisoi së bashku me Ministrin e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, një tryezë të rrumbullakët me partnerë ndërkombëtarë dhe kombëtarë mbi Reformën e Administratës Publike. Aktiviteti ofroi një platformë për të shkëmbyer mendime mbi nismat e ndërmarra, progresin institucional dhe prioritetet e ardhshme në ndërtimin e një administrate publike moderne, profesionale dhe që ka në fokus qytetarët.
Giulia Re, Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, theksoi se investimi tek njerëzit është në zemër të reformës së administratës publike, duke nënvizuar se ndryshimi i qëndrueshëm nuk lidhet vetëm me sistemet dhe strategjitë, por me fuqizimin e individëve që shërbejnë brenda institucioneve për të ofruar shërbime në mënyrë efektive, me integritet dhe me profesionalizëm.
Këshilli i Evropës ka mbështetur reformën e administratës publike në Shqipëri për më shumë se 15 vite, përfshirë këtu edhe projektin më të fundit Mbështetja e Reformës së Administratës Publike në nivel vendor në Shqipëri, financuar nga qeveria gjermane, i cili përfundoi më 30 qershor 2025.
Këshilli i Evropës mbetet i përkushtuar për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e reformës, duke punuar për të siguruar që këto kontribute të jenë të qëndrueshme, funksionale dhe afatgjata.


