Këshilli i Evropës organizoi një seri workshops rajonale ndërgjegjësuese mbi parandalimin e korrupsionit dhe forcimin e masave të integritetit në nivel vendor në Shqipëri, gjatë periudhës 10–13 mars 2026.
Workshop-et u zhvilluan në Korçë, Tiranë, Vlorë dhe Shkodër. Ato u organizuan në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Agjencinë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore dhe Shoqatën Kombëtare të Bashkive të Shqipërisë.
Përfaqësues nga 61 bashkitë e Shqipërisë diskutuan zhvillimet e fundit legjislative në lidhje me parandalimin e korrupsionit, duke përfshirë menaxhimin e konfliktit të interesit, mbrojtjen e sinjalizuesve, planifikimin e integritetit, mekanizmat e transparencës dhe koordinimin me autoritetet qendrore.
Pjesëmarrësit u njohën gjithashtu me praktika të mira krahasuese nga shtetet anëtare të Këshillit të Evropës dhe me mandatin dhe procesin e vlerësimit të GRECO-s (Grupi i Shteteve Kundër Korrupsionit), organi monitorues antikorrupsion i Këshillit të Europës, në kuadër të raundit të 6-të të vlerësimit.
Këto workshop-e u organizuan në kuadër të projektit Forcimi i qëndrueshmërisë së sektorit publik ndaj Korrupsionit, i bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Këshilli i Evropës, dhe i zbatuar nga Këshilli i Evropës.


