Back

Këshilli i Evropës propozon një kornizë ligjore dhe politikash gjithëpërfshirëse për të luftuar gjuhën e urrejtjes

Torino, Itali 20 maj 2022
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Këshilli i Evropës propozon një kornizë ligjore dhe politikash gjithëpërfshirëse për të luftuar gjuhën e urrejtjes

Këshilli i Evropës ka nxjerrë një sërë udhëzimesh për 46 shtetet e tij anëtare që synojnë parandalimin dhe luftimin e gjuhës së urrejtjes, si në internet ashtu edhe jashtë tij.

Në një Rekomandim të miratuar gjatë sesionit të tij vjetor të mbajtur në Torino, Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës u bën thirrje qeverive të zhvillojnë strategji gjithëpërfshirëse për të parandaluar dhe luftuar gjuhën e urrejtjes, duke përfshirë miratimin e një kuadri ligjor efektiv dhe zbatimin e masave të kalibruara dhe proporcionale në mënyrën e duhur. Teksa bëjnë një gjë të tillë, autoritetet kombëtare duhet të balancojnë me kujdes të drejtën për jetën private, të drejtën për lirinë e shprehjes dhe ndalimin e diskriminimit.

Duke përshëndetur miratimin e udhëzimeve, Sekretarja e Përgjithshme Marija Pejçinoviq Buriç tha: “Gjuha e urrejtjes është në rritje në Evropë, veçanërisht në internet, ku shpesh merr formën e racizmit, antisemitizmit ose nxitjes së dhunës. Qeveritë evropiane duhet të bashkojnë forcat për ta trajtuar këtë kërcënim kompleks ndaj shoqërive tona me masa që janë sa efektive aq dhe proporcionale.”

Udhëzimet rekomandojnë që shtetet anëtare të bëjnë dallimin ndërmjet, së pari, rasteve më të rënda të gjuhës së urrejtjes, të cilat duhet të ndalohen nga ligji penal, së dyti, gjuhës së urrejtjes që i nënshtrohet ligjit civil dhe administrativ dhe, së fundmi, llojeve fyese ose të dëmshme të shprehjeve që janë jo mjaftueshëm të ashpra për t'u kufizuar në mënyrë legjitime sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, por megjithatë kërkojnë përgjigje alternative.

Udhëzime ofrohen në lidhje me rritjen e ndërgjegjësimit, edukimin, përdorimin e fjalës kundër dhe alternative, ngritjen e mekanizmave mbështetës për të ndihmuar ata që janë në shënjestër të gjuhës së urrejtjes dhe trajnimin për anëtarët e policisë dhe gjyqësorit si dhe profesionistë të tjerë.

Ndërsa i drejtohet kryesisht shteteve anëtare dhe autoriteteve të tyre, Rekomandimi përmban gjithashtu udhëzime për aktorë të tjerë duke përfshirë zyrtarët publikë, partitë politike, ndërmjetësit e internetit, mediat dhe organizatat e shoqërisë civile.

 

 

 

 


Kontakte Kontakte

 +355 4 45 40 201

E-mail