Back Terapia konjitive e sjelljes u pilotua me sukses në katër I.E.V.P. Shqiptare

Terapia konjitive e sjelljes u pilotua me sukses në katër I.E.V.P. Shqiptare

Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës po ndihmojnë Shërbimin Penitenciar Shqiptar në ofrimin e Terapisë Konjitive së Sjelljes (CBT), që synon përgatitjen më të mirë të të dënuarve për lirim.

Në këtë kuadër, më 23 Qershor 2026, u krye një vizitë vlerësimi në I.E.V.P. Fier nga një ekip i përbërë nga një psikolog, përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Këshillit të Evropës për të vlerësuar rezultatet e zbatimit të programit pilot të CBT-së. Vlerësimi u përqendrua në dy dimensione: përvoja e stafit psiko-social në ofrimin e programit, duke përfshirë pikat e forta dhe sfidat e perceptuara në zbatim, dhe përvojat e të dënuarve që morën pjesë në terapi. Për këtë qëllim, u zhvillua një diskutim në grup me katër të dënuar për të mbledhur reagime të drejtpërdrejta mbi përfitimet dhe ndikimin e programit nga këndvështrimi i tyre. Vizita gjithashtu ofroi një mundësi për të vlerësuar efektivitetin e përgjithshëm të ndërhyrjes dhe për të identifikuar mësimet e nxjerra për zbatimin e ardhshëm të CBT-së në I.E.V.P. të tjera në Shqipëri.

Ky takim është një vazhdim i aktivitetit të ngritjes së kapaciteteve mbajtur në Tiranë Janarin e kaluar për profesionistë nga disa I.E.V.P., dhe vizitave të trajnimit në terren në Maj 2026.  Përveç I.E.V.P. Fier, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vendosur të pilotojë, nga Shkurti deri në Korrik 2026, programin CBT, edhe në I.E.V.P.  Fushë-Krujë, Burrel dhe Korçë.

Gjatë bisedës, të dënuarit konfirmuan se sa i dobishëm ishte psikologu penitenciar duke i dëgjuar ata hapur, pa gjykim dhe duke i ndihmuar ata të dallonin mendimet negative ndërsa ndodhnin, duke ofruar mjete për t'i riformuar ato mendime në një drejtim më pozitiv.

Pas përfundimit të pilotimit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve synon të prezantojë zyrtarisht CBT-në si program të rregullt rehabilitimi, që do të zgjerohet gradualisht në të gjitha I.E.V.P. në Shqipëri.

Trajnimi u zhvillua në kuadrin e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, dhe projektit të tij Forcimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut për personat e dënuar në Shqipëri.

Fier, Shqipëri 23 qershor 2026
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page


 

Kontakte

 Sheshi Skenderbej,
Pallati i Kulturës, kati i 3-të,
Tiranë

 +355 4 45 40 201

E-mail