Back Pjesëmarrja dhe angazhimi qytetar në nivel vendor në Shqipëri: fokus grupe me Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore

Pjesëmarrja dhe angazhimi qytetar në nivel vendor në Shqipëri: fokus grupe me Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore

Pjesëmarrja dhe angazhimi qytetar në nivel vendor në Shqipëri ishte në qendër të dy fokus grupeve të organizuara sot nga Këshilli i Evropës me 15 përfaqësues të Njësive të Vetëqeverisjes Vendore (NJVV). Me mbështetjen e ekspertëve ndërkombëtarë dhe lokalë, përfaqësuesit e NJVV-ve patën mundësinë të diskutojnë mbi nevojat aktuale lidhur me instrumentet dhe mjetet e pjesëmarrjes qytetare të përdorura në bashkitë e tyre.

Këto fokus grupe u zhvilluan në vijim të një pyetësori të shpërndarë më herët këtë vit në të gjitha bashkitë. Pyetësori vlerësoi jo vetëm nivelin e njohjes së NJVV-ve në Shqipëri me mekanizmat e ndryshëm të pjesëmarrjes qytetare, por gjithashtu identifikoi sfidat praktike me të cilat ato përballen në zbatimin e tyre, efektivitetin e praktikave ekzistuese, pengesat institucionale dhe ligjore, si dhe fushat specifike ku nevojitet zhvillimi i kapaciteteve shtesë.

Informacioni i mbledhur përmes pyetësorit dhe diskutimeve në vijim të fokus grupeve do të shërbejë si bazë për një analizë të plotë të nevojave mbi mjetet dhe instrumentet e pjesëmarrjes qytetare. Kjo do të ndihmojë në identifikimin e fushave konkrete për mbështetje dhe zhvillim kapacitetesh, duke siguruar që ndërhyrjet e ardhshme të Këshillit të Evropës të adresojnë në mënyrë më efektive nevojat e autoriteteve vendore dhe të kontribuojnë në nxitjen e një pjesëmarrjeje qytetare më domethënëse, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme në nivel vendor.

Ky event u organizua në kuadër të projektit Mbështetja e Reformës së Administratës Publike në Nivel Vendor në Shqipëri, i cili zbatohet nga Qendra e Ekspertizës për Qeverisjen në Shumë Nivele, pranë Kongresit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, financuar nga Republika Federale e Gjermanisë. Projekti synon të përforcojë kuadrin institucional për trajnimin e zyrtarëve vendorë dhe përfaqësuesve të zgjedhur, të rrisë kapacitetet e Njësive të Vetëqeverisjes Vendore për menaxhimin efikas të burimeve njerëzore dhe të nxisë pjesëmarrjen qytetare.

Tiranë, Shqipëri 11 qershor 2025
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page


 

Kontakte

 Sheshi Skenderbej,
Pallati i Kulturës, kati i 3-të,
Tiranë

 +355 4 45 40 201

E-mail