Back Duke festuar 24 qershorin – Dita Ndërkombëtare e egjiptianëve të Ballkanit në Përmet

Duke festuar 24 qershorin – Dita Ndërkombëtare e egjiptianëve të Ballkanit në Përmet

24 qershori njihet si Dita Ndërkombëtare e egjiptianëve të Ballkanit në kujtesë të mbledhjes së parë të Asamblesë të mbajtur në Ohër, në Maqedoninë e Veriut më 24 qershor 1990. Prej tetorit 2017, egjiptianët në Shqipëri njihen si një pakicë kombëtare sipas ligjit Nr. 96/2017 mbi “Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare në Republikën e Shqipërisë”.

Për të festuar 24 qershorin, programi i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës ROMACTED mbështeti Bashkinë Përmet në përgatitjen e një dokumentari dhe koncerti virtual të titulluar “Nën gjurmët e mjeshtrave të mëdhenj”. Kjo nismë është pjesë e projektit të Bashkisë Përmet nën skemën e granteve të vogla prej programit ROMACTED, zbatuar prej Shoqatës Multifuksionale për Kulturë, Arsim dhe Zhvillim.

Nisma synon promovimin dhe trashëgiminë e traditës dhe kulturës të pakicës egjiptiane. Ky koncert ngrihet mbi trashëgiminë kulturore në Përmet, si qyteti i lindjes së personaliteteve shqiptarë të folkut dhe transmetimi kundrejt gjeneratës së re. Përpos sigurimit të 10 kostumeve popullore dhe 9 instrumenteve muzikore prej projektit ROMACTED kundrejt Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Përmet, dhe angazhimit të Bashkisë Përmet si një partner institucional do të mundësojë talentet e rinj për të zhvilluar aftësitë e tyre artistike dhe një shoqërie vendore gjithëpërfshirëse. Gjithashtu, sillen në vëmendje sfidat e pakicës egjiptiane në Shqipëri në lidhje me aksesin në strehim, arsimim, punësim dhe shërbime të tjera publike në nivelin vendor. Zbatimi i planeve vendore për integrimin e pakicave rome dhe egjiptiane përmes buxhetimit të përgjigjshëm, me mbështetjen e programit ROMACTED do të mund të përkthejë aktivitetet e parashikuara në rezultate të prekshme në një periudhë afatmesme.

Dokumentari i plotë dhe koncerti mund të aksesohen KETU:

Shqipëri 24 QERSHOR 2020
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page