Back Building a dignified and inclusive future: regional meetings on disability rights and social inclusion

Building a dignified and inclusive future: regional meetings on disability rights and social inclusion

Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondacionin ‘Së Bashku’, kanë mbështetur një sërë takimesh rajonale në Durrës, Shkodër, Berat dhe Elbasan, të fokusuara në përfshirjen sociale dhe mundësitë e barabarta për personat me aftësi të kufizuara, duke i paraprirë Këshillit Kombëtar për Personat me Aftësi të Kufizuara, që pritet të mbahet më 4 dhjetor. Qëllimi i nismës ishte të promovonte dinjitetin dhe shkëmbimin e mënyrave dhe masave për përmirësimin e cilësisë së jetës së personave me aftësi të kufizuara në përputhje me standardet e Këshillit të Evropës.

Takimet mblodhën së bashku përfaqësues nga bashkitë, zyrat rajonale të punësimit, policia e shtetit, anëtarë të komunitetit dhe organizata të shoqërisë civile që punojnë në fushën e aftësisë së kufizuar. Pjesëmarrësit u angazhuan në diskutime aktive, duke identifikuar sfidat kryesore lokale dhe duke eksploruar zgjidhje për të mbështetur më mirë individët me aftësi të kufizuara. Përfaqësues të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ndanë gjetjet mbi Planin Kombëtar të Veprimit për Personat me Aftësi të Kufizuara 2021-2025, duke ofruar njohuri mbi përpjekjet kombëtare për të përmirësuar aksesin dhe përfshirjen. Çështjet e ngritura gjatë takimeve do të trajtohen më tej në bashkëpunim me autoritetet përkatëse për të siguruar progres të vazhdueshëm në të drejtat dhe përfshirjen e aftësisë së kufizuar.

Takimet i shërbyen gjithashtu qëllimit të promovimit të Fjalorthit Gjithëpërfshirës për Personat me Aftësi të Kufizuara, të botuar së fundmi për të promovuar gjuhën gjithëpërfshirëse në trajtimin e aftësisë së kufizuar në Shqipëri.

Këto takime janë mbajtuar në kuadër të projektit Fuqizimi i mbrojtjes nga diskriminimi në Shqipëri, pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2023-2026.

 

Shqipëri 18 nëntor 2024
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page


 

Kontakte

 Sheshi Skenderbej,
Pallati i Kulturës, kati i 3-të,
Tiranë

 +355 4 45 40 201

E-mail