Back Zhvillimi i mëtejshëm i reformës së administratës publike në Shqipëri përmes modernizimit të menaxhimit të burimeve njerëzore

Zhvillimi i mëtejshëm i reformës së administratës publike në Shqipëri përmes modernizimit të menaxhimit të burimeve njerëzore

Shtrirja e një platforme të përmirësuar bashkëpunimi për menaxhimin e burimeve njerëzore, digjitalizimi i Analizës së Nevojave për Trajnim dhe integrimi i sistemeve të të dhënave në kohë reale ishin në qendër të diskutimeve gjatë takimit të tretë të Komitetit Drejtues të projektit të Këshillit të Evropës Mbështetja e Reformës së Administratës Publike në nivel vendor në Shqipëri.

Claudia Luciani, Drejtoresha e Kongresit të Autoriteteve Rajonale dhe Lokale dhe Adea Pirdeni, Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, vlerësuan arritjet e deritanishme, duke theksuar rolin e të dhënave cilësore me qëllim vlerësim dhe vendimmarrje të bazuara në evidenca, monitorimin e ecurisë, dhe rritjen e efikasitetit të administratës publike.

Partnerët dhe përfituesit ranë dakord për hapat konkretë të mëtejshëm dhe konfirmuan angazhimin e tyre për bashkëpunim për të çuar përpara modernizimin e sistemeve të menaxhimit të burimeve njerëzore dhe arritjen e qëllimeve të përbashkëta për qeverisje efektive.

Projekti Mbështetja e Reformës së Administratës Publike në nivel vendor në Shqipëri zbatohet nga Qendra e Ekspertizës për Qeverisjen në Shumë Nivele pranë Kongresit të Autoriteteve Rajonale dhe Lokale, me mbështetjen financiare të Republikës Federale të Gjermanisë. Projekti synon të forcojë kuadrin institucional për trajnimin e zyrtarëve vendorë dhe përfaqësuesve të zgjedhur, të zhvillojë kapacitetet e Njësive të Qeverisjes Vendore për menaxhimin efektiv të burimeve njerëzore dhe të nxisë pjesëmarrjen domethënëse të qytetarëve.

 

Tiranë, Shqipëri 14 nëntor 2024
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page


 

Kontakte

 Sheshi Skenderbej,
Pallati i Kulturës, kati i 3-të,
Tiranë

 +355 4 45 40 201

E-mail