Back “Rrugëtimi ynë në luftën kundër bullizmit” përmbyll projektin në fushën e edukimit në Shqipëri

“Rrugëtimi ynë në luftën kundër bullizmit” përmbyll projektin në fushën e edukimit në Shqipëri

100 mësues nga 21 shkollat pilot në Shqipëri u mblodhën së bashku për të diskutuar përshtypjet, mësimet e nxjerra, praktikat e zhvilluara, përvojat, sfidat dhe planet për të ardhmen në aktivitetin e fundit të shkëmbimit të përvojave (peer learning) të organizuar më datat 12,13,14 prill në Tiranë.

Ky aktivitet nxiti dialogun, bashkëpunimin dhe rrjetëzimin midis shkollave: 21 shkollat pilot pohuan njëzëri se do të vazhdojnë të qendrojnë të bashkuar kundër bullizmit edhe në të ardhmen.

Ky aktivitet përmbylli projektin e përbashkët të Bashkimit Evropian/Këshillit të Evropës “Lufta kundër bullizmit dhe ekstremizmit në sistemin arsimor në Shqipëri” drejt luftimit të këtij fenomeni në sistemin arsimor në Shqipëri.

 

Përshtypjet e mësuesve për këtë rrugëtim

Një rrugëtim që përcolli vlera profesionale dhe personale, shpresë dhe besim për të ardhmen” - Donika Jorgaqi, shkolla pilot “Flatrat e Dijes”, Fier;

Ky projekt na motivoi që të përfshihemi mendërisht, emocionalisht dhe profesionalisht në të. Ky projekt promovoi vlerat humane” - Donika Curraj, shkolla pilot “Kosova”, Lezhë;

Kam kuptuar çdo element të këtij fenomeni” - Valbona Murxhini, shkolla pilot “Europa”, Katundi i Ri;

Ky ishte projekti më i mirë-organizuar që kemi zbatuar në shkollë. Ishte serioz, i vlefshëm, motivues dhe frymëzues. Një përvojë e paharruar” - Albana Deromeraj, shkolla pilot “Ismail Qemali”, Vlorë.

Një udhëtim i bukur, novator, interesant dhe sfidues. Falë këtij projekti jam më tolerante. Pjesëmarrja në këtë projekt më ka dhënë mundësinë të edukoj më mirë drejt respektit dhe diversitetit” - Manuela Zejnelloxha, shkolla pilot “Kostandin Kristoforidhi”, Elbasan;

Një përvojë e paharruar. Një rrugëtim dy-vjeçar që na la shumë mbresa. Një nga projektet më të realizuar në tërësinë e projekteve që jam përfshirë. Ky projekt ka lënë gjurmë në ndërgjegjen time” - Merita Ymeraj, shkolla pilot “Ndre Mjeda”, Shkodër.

Mozaiku i fjalëve në foton e mësipërme përbëhet nga përkufizimet e mësuesve bazuar në përvojën e tyre në këtë projekt.

 

 

Tiranë 15 Prill 2019
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page