Back “Aleanca Pa Urrejtje”; një qasje e përbashkët kundër diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes

“Aleanca Pa Urrejtje”; një qasje e përbashkët kundër diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes

“Memorandumi i Bashkëpunimit mbi luftën Kundër Gjuhës së Urrejtjes”, nënshkruar Dhjetorin e kaluar gjatë konferencës kombëtare “Liria pa Urrejtje”, e cila u organizua nga Avokati i Popullit dhe u mbështet nga programi “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022”, bashkoi institucione të rëndësishme publike dhe agjenci të pavarura në fushën e anti-diskriminimit për t’i dhënë jetë një Aleance e cila do të fokusohet në mbrojtjen dhe promovimin e diversitetit dhe luftës kundër gjuhës së urrejtjes në Shqipëri. “Aleanca Pa Urrejtje” dhe institucionet themeluese të saj: Avokati i Popullit, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Autoriteti Audio-vizual i Medias dhe Këshilli Shqiptar i Medias do të punojnë së bashku për promovimin dhe advokimin në luftën kundër gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit në Shqipëri.

“Aleanca Pa Urrejtje” konsiston në një qasje të përbashkët në promovimin e diversitetit dhe më konkretisht do të:

  • zhvillojë komunikimin dhe materiale informuese për të ndërgjegjësuar dhe prmovuar diversitetin dhe lirinë e shprehjes si broshura, raporte, fushata, etc. për të arritur audiencat e saj dhe publikun e gjerë.
  • nxisë bashkëpunimin me organizata dhe agjenci partnere të cilat luajnë kanë një rol në luftën kundër diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes si Ministria e Edukimit, Rinisë dhe Sporteve, furnizuesit e shërbimit të internetit (ISP), organizatat e gazetarëve, organizatat e shoqërisë civile, organizatat për mbrojtjen e konsumatorit etj.
  • mbështesë partnerët në identifikimin e mekanizmave efektivë për të luftuar gjuhën e urrejtjes bazuar në praktikat dhe standardet evropiane.
  • Identifikojë mekanizmat për përmirësimin e ndarjes së informacionit dhe trajnimin e stafit.

“Aleanca Pa Urrejtje” do të zhvillojë një Agjendë të përbashkët dhe do të ndajë një plan të veprimeve ku do të përcaktohen ndërhyrjet për t’u përmbushur gjatë 3 viteve në vazhdim.

Aleanca mbështetet nga dy projektet e Programit të përbashkët të BE dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022”, respektivisht Projekti “Promovimi i Diversitetit dhe Barazisë në Shqipëri” dhe projekti “Liria e Shprehjes dhe e Medias (JUFREX)”.

 

 

 

Tiranë 17 janar 2020
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page