për të informuar zyrtarët publikë mbi detyrimet që i rrjedhin shtetit nga Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut

  • Detyrimi për të respektuar të drejtat e njeriut

    Detyrimi për të respektuar të drejtat e njeriut

    Detyrimi bazë i shteteve antare është që "t’i sigurojë çdokujt brenda juridiksionit të tyre të drejtat dhe liritë që përkufizohen në Seksionin I të kësaj Konvente" (ku përfshihen, për shtetet palë...

  • E drejta për jetën

    E drejta për jetën

    Askujt nuk mund t’i merret jeta qëllimisht …”. Më pas, i njëjti nen vijon me përjashtimin nga kjo e drejtë të vendimeve gjyqësore me vdekje, përjashtim i cili nuk aplikohet për shtetet që janë palë...

  • Ndalimi i torturës

    Ndalimi i torturës

    Neni 3 thjesht parashikon se "askush nuk mund t’i nënshtrohet torturës ose dënimeve ose trajtimeve çnjerëzore ose poshtëruese". Kjo është një e drejtё absolute. Ndryshe nga dispozitat e Konventës,...

  • Ndalimi i skllavërimit

    Ndalimi i skllavërimit

    "Skllavërimi" është "statusi ose gjendja e një personi mbi të cilin zbatohet një ose çdonjë kompetencë e lidhur me të drejtat e pronësisë". Në rastin kur një vajze të re të sjellë nga vendi i saj i...

  • E drejta për liri dhe siguri

    E drejta për liri dhe siguri

    E drejta për mosmohim të lirisë personale pa shkak të ligjshëm përbën një ndër gurët kryesorë të themelit të sistemit të Konventës. Kështu, neni 5 mbron fuqimisht prezumimin në favor të lirisë që...

  • E drejta për proces të rregullt

    E drejta për proces të rregullt

    Dispozita bazë e Nenit 6, në fjalinë e parë të paragrafit 1, është "çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet në një proces të rregullt, publik ligjor dhe brenda një afati të arsyeshëm...

  • Nenet 8-11

    Nenet 8-11

    Këto katër nene, që kanë të bëjnë përkatësisht me respektimin e jetës private dhe jetës familjare; lirinë e mendimit, të ndërgjegjes dhe të fesë; lirinë e shprehjes; dhe lirinë e tubimit dhe të...

  • E drejta e respektimit të jetës private dhe familjare

    E drejta e respektimit të jetës private dhe familjare

    Sipas paragrafit 1, çdokush ka të drejtën e respektimit të jetës së tij private dhe familjare, banesës dhe korrespondencës së tij. Të gjitha këtyre termave u është dhënë një interpretim i gjerë nga...

  • Liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë

    Liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë

    Paragrafi 1 përmban dy pjesë: të drejtën e pacilësuar për lirinë e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë, e cila përfshin lirinë e ndryshimit të fesë ose besimit të dikujt; të drejtën e cilësuar për të...

  • Liria e shprehjes

    Liria e shprehjes

    Paragrafi 1 thotë: "Çdokush ka të drejtën e lirisë së shprehjes. Kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit dhe lirinë për të marrë ose për të dhënë informacione dhe ide pa ndërhyrjen e autoriteteve...

  • Liria e tubimit dhe e organizimit

    Liria e tubimit dhe e organizimit

    Neni 11 garanton dy të drejta për të vepruar në mënyrë kolektive me të tjerët. Liria e tubimit përfshin mbledhjet publike dhe private, marshimet, procesionet, demostratat dhe protestat ku...

  • E drejta për t’u martuar

    E drejta për t’u martuar

     Neni 12 thotë: "Burri dhe gruaja që kanë mbushur moshën për martesë kanë të drejtë të martohen dhe të krijojnë familje sipas ligjeve kombëtare që rregullojnë ushtrimin e kësaj të drejte". Ky nen...

  • E drejta për zgjidhje efektive

    E drejta për zgjidhje efektive

    Neni 13 kërkon ofrimin e mjeteve efektive ligjore kombëtare për shkeljen e një të drejte të Konventës. Pretendimet e bazuara në këtë nen zakonisht e përfshijnë Gjykatën në shqyrtimin e regjimit të...

  • Ndalimi i Diskriminimit

    Ndalimi i Diskriminimit

    Neni 14 kërkon që "gëzimi i të drejtave dhe i lirive të përcaktuara në këtë Konventë duhet të sigurohet pa asnjë dallim të bazuar në shkaqe të tilla si seksi, raca, ngjyra, gjuha, feja, mendimet...

  • E drejta për aplikim individual në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut

    E drejta për aplikim individual në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut

    Kjo është një dispozitë procedurale, e cila garanton të drejtën e çdo personi, organizate joqeveritare ose grupi individësh që pretendojnë të jenë viktima të shkeljes së një të drejte të...

  • Protokolli Nr.1 i Konventës

    Protokolli Nr.1 i Konventës

    Mbrojtja e pronës (Neni 1) Në këtë nen parashikohet rregulli i përgjithshëm, i pasur nga dy rregulla specifike për mbrojtjen e pronës. Rregulli i përgjithshëm: "Çdo person fizik ose juridik ka të...

  • Protokolli Nr. 4 i Konventës

    Protokolli Nr. 4 i Konventës

    Ndalimi i burgimit për borxhe (Neni 1) "Askujt nuk mund t’i hiqet liria për arsyen e thjeshtë, se nuk është në gjendje të përmbushë një detyrim kontraktor". Klauzola "për arsyen e thjeshtë" është e...

  • Protokolli Nr. 7 i Konventës

    Protokolli Nr. 7 i Konventës

    Garancitë procedurale lidhur me dëbimin e të huajve (Neni 1) Kjo garanton që një një i huaj me qëndrim të rregullt në territorin e një Shteti nuk mund të dëbohet, veçse në zbatim të një vendimi të...

Ky instrument shpjegues ka për qëllim t’u ofrojë zyrtarëve të shteteve palë në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (më poshtë “Konventa”) informacion dhe udhëzime praktike për t’i pajisur ata me informacionin e nevojshëm për të respektuar të drejtat e njeriut të parashikuara në Konventë gjatë ushtrimit të detyrës, për të përmbushur detyrimet e shtetit që rrjedhin nga Konventa dhe, në këtë mënyrë, për të shmangur shkeljet e Konventës sa më shumë të jetë e mundur.

Kujt i drejtohet ky instrument shpjegues?

Instrumenti shpjegues u drejtohet kryesisht zyrtarëve që punojnë në sistemin e drejtësisë dhe personave përgjegjës për zbatimin e ligjit ose mohimin e lirisë së një personi. Më specifikisht, këta zyrtarë përfshijnë (por nuk kufizohen vetëm tek) policët, oficerët e burgjeve, oficerët e migracionit dhe punonjësit në institucionet psikiatrike, ose në institucionet e tjera që ofrojnë kujdes për personat vulnerabël.

Më gjerësisht, instrumenti shpjegues i drejtohet po ashtu çdo zyrtari që ndërvepron me publikun në mënyra që ngrenë çështje potenciale të të drejtave të Konventës, si për shembull punonjësit socialë, sekretarët dhe zyrtarë të autoriteteve licencuese.
Ky instrument shpjegues nuk është hartuar për gjyqtarët, avokatët ose për nëpunësit e lartë civilë, por për zyrtarët që janë "në skajin më delikat". Ai u drejtohet personave që nuk kanë njohuri ligjore të mëparshme.

Instrumenti shpjegues përmban posaçërisht:

  • Një udhërrëfyes për të drejtat që jepen nga Konventa dhe Protokollet e saj dhe detyrimet korresponduese të Shtetit, duke u munduar të ndjekë rendin e dispozitave në këto dokumente. Dispozitat të cilat dalin më shpesh në punën e zyrtarëve për të cilët është hartuar ky dokument janë trajtuar në shumë më tepër detaje sesa dispozitat që hasen më rrallë. Instrumenti shpjegues nuk synon të mbulojë të gjitha çështjet e mundshme, siç do të bëhej nga një tekst ligjor, por përqendrohet në mënyrë selektive tek çështjet më domethënëse dhe më shpesh të hasura.
  • Pyetjet dhe listat e çështjeve që duhet të kontrollohen nënvizojnë pika për t’u shqyrtuar, për t’u ardhur në ndihmë zyrtarëve që të vendosin nëse del një çështje potenciale mbështetur në Konvetë apo jo.

Konventa dhe si funksionon ajo

Konventa për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut (titulli zyrtar i Konventës) është një traktat ndërkombëtar ndërmjet shteteve anëtare (aktualisht 47) të Këshillit të Evropës (institucion i cili nuk duhet të ngatërrohet me Bashkimin Evropian). Këshilli i Evropës është kirjuar pas Luftës së Dytë Botërore si organizatë ndërkombëtare për promovimin e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës. Konventa është miratuar në vitin 1950. Shtetet janë të detyruara të respektojnë Konventën kur ato bëhen palë në Konvetë nëpërmjet ratifikimit të saj. Të gjitha shtetet anëtare e kanë ratifikuar Konventën.

Konventa ka disa Protokolle opsionale, të cilët i plotësojnë dispozitat e Konventës duke shtuar të drejta substantive që garantohen nga Konventa. Shtetet antare mund të vendosin nëse të pranojnë protokollet opsionale që garantohen nga Konventa. Shtetet anëtare mund të përzgjedhin t’i pranojnë protokollet opsionale nëpërmjet ratifikimit të tyre. Jo të gjitha shtetet palë i kanë pranuar të gjitha protokollet opsionale. Duhet të kontrolloni në faqen e internetit të Këshillit të Evropës (Europe Treaty Office website) për të parë se cilët Protokolle janë ratifikuar nga shteti juaj.

Ju lutem mbani parasysh: Ne ju ftojmë të na dërgoni sugjerime që mund të përmirësojnë përmbajtjen ose prezantimin e kësaj faqeje interneti. Ju lutem jepni informacion në formularin e kontaktit të dhënë për këtë qëllim.