Të drejta dhe çështje të Konventës që duhet të marr parasysh

Neni 2 E drejta për jetën, 3 Ndalimi i torturës, 5 E drejta për liri, 7 Nuk ka dënim pa ligj, 8 Respektimi i jetës private dhe familjare, 14 Ndalimi i diskriminimit Protokolli Nr. 4 Neni 2 Liria e lëvizjes

Përveç çështjeve të përgjithshme që ngrihen për çdo lloj mohimi të lirisë të përmendur më sipër, ngrihen dhe çështjet e mëposhtme:

  • A është i lejueshëm arrestimi mbështetur në Nenin 5, veçanërisht në Nenin 5(1)(c) dhe (f)?
  • A janë informuar personat e arrestuar për të drejtat e tyre dhe për arsyen e arrestimit sa më shpejt të jetë e mundur?
  • A ka procedura për t’i nxjerrë ata menjëherë përpara gjykatës?
  • A u është dhënë atyre e drejta për të komunikuar me një avokat përpara fillimit të marrjes në pyetje?
  • Në situata specifike, të tilla si veprat që përfshijnë fëmijët dhe veprat seksuale, a është marrë parasysh nevoja për procedura të posaçme intervistimi?
  • A ka qenë në fuqi vepra penale për të cilën është kryer arrestimi në fuqi në kohën e kryerjes së saj?

Ju lutem mbani parasysh
Nenet me numra i përkasin Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, përveçse kur specifikohet një Protokoll i caktuar.
Çështjet e përmendura nuk janë shterruese.