Të drejta dhe çështje të Konventës që duhet të marr parasysh

Neni 6 E drejta për proces të rregullt, 8 Respektimi i jetës private dhe familjare, 14 Ndalimi i diskriminimit, Protokolli Nr. 1 Neni 1 Mbrojtja e pronës

  • A është ndërhyrja në të drejtën e një personi për të respektuar shtëpinë e tij/saj në përputhje me ligjin, për një qëllim të lejuar (p.sh. për të siguruar të drejtat e të tjerëve) dhe përpjesëtimore?
  • A i është dhënë e drejta për të kundërshtuar një vendim përpara një gjykate të pavarur dhe të paanshme një personi të drejtat e pronësisë ose të drejtat familjare të së cilit janë prekur nga vendimet e planifikimit?
  • A janë prekur të drejtat e personit për gëzim paqësor të pronës?
  • Në qoftë se po, a është ndërhyrja në balancë të drejtë ndërmjet interesit individual dhe interesit të përgjithshëm?
  • Në qoftë se personi i prekur është një anëtar i një grupi vulnerabël, p.sh. i një grupi rom ose endacakësh, a është trajtuar ai ose ajo ndryshe nga të tjerët, dhe, nëse po, a ka justifikim objektiv dhe të arsyeshëm për trajtim të ndryshëm?

Ju lutem mbani parasysh
Nenet me numra i përkasin Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, përveçse kur specifikohet një Protokoll i caktuar.
Çështjet e përmendura nuk janë shterruese.