Trajtimi i imigrantëve të ardhshëm
Të drejta dhe çështje të Konventës që duhet të marr parasysh
Neni 2 E drejta për jetën, 3 Ndalimi i torturës, 5 E drejta për liri, 8 Respektimi i jetës private dhe familjare, 14 Ndalimi i diskriminimit, 34 Kërkesat individuale, Protokolli Nr. 4 Neni 4, Ndalimi i dëbimeve kolektive për të huajt, Protokolli Nr. 7 Neni 1, Garancitë procedurale të lidhura me dëbimin e të huajve
Përveç çështjeve të përgjithshme që ngrihen për çdo lloj mohimi të lirisë të përmendur më sipër, ngrihen dhe çështjet e mëposhtme:
- A është arrestimi ose ndalimi i justifikuar mbështetur në nenin 5(1)(f )?
- A mbahen imigratët e ardhshëm veçmas nga personat e ndaluar brenda proceseve penale dhe nga të dënuarit?
- A janë plotësuar nevojat e posaçme për strehim të familjeve, grave dhe fëmijëve?
- A është e moderuar dhe përpjesëtimore forca e përdorur për të kufizuar të dëbuarit?
- Në rastet kur imigrantët e ardhshëm kanë familje në vend, a janë marrë parasysh dhe a janë respektuar të drejtat e tyre familjare?
- Kur bëhet fjalë për dëbimin e grupeve të personave jo nënshtetas, a është trajtuar secila nga çështjet e tyre në mënyrë individuale?
- A u janë dhënë të drejtat procedurale të parashikuara në Protokollin 7, Neni 1 individëve që përballen me dëbimin?
Ju lutem mbani parasysh
Nenet me numra i përkasin Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, përveçse kur specifikohet një Protokoll i caktuar.
Çështjet e përmendura nuk janë shterruese.
Të drejta dhe çështje të Konventës që duhet të marr parasysh në situatat e mëposhtme
Reflekse për t’u përvetësuar
A prekni në ndonjë nga të drejtat e Konventës në punën tuaj?