Liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë

Paragrafi 1 përmban dy pjesë:

  • të drejtën e pacilësuar për lirinë e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë, e cila përfshin lirinë e ndryshimit të fesë ose besimit të dikujt;
  • të drejtën e cilësuar për të manifestuar fenë ose besimin e dikujt, vetëm ose me të tjerë, publikisht ose privatisht, nëpërmjet kultit, mësimdhënies, praktikave dhe kryerjes së riteve.

Vetëm e drejta e dytë është objekt i kualifikimeve të paragrafit 2.

Gjykata i është shmangur përkufizimit të "fesë dhe besimit" dhe ka pranuar shumë fe dhe besime si të pranueshme, jo vetëm besimet botërore me themele të forta, të tilla si Kristianizmi, Xhudaizmi dhe Islamizmi, por dhe fe dhe besime më të reja, të tilla si Dëshmitarët e Jehovait, dhe Shintologjinë. Ndërmjet besimeve, ajo ka pranuar pacifizmin, veganizmin dhe kundërshtimin e abortit, por jo avokacinë për vetëvrasje të asistuar.

Në përgjithësi mbrohen manifestimet e drejtpërdrejta të fesë dhe të besimit, për shembull, mbajtja e një kryqi, mbajtja e çallmave ose perçeve, ose mbajtja e dietave nga hebrenjtë, dhe jo manifestime të tërthorta, të tilla si shpërndarja e fletëpalosjeve pacifiste tek ushtarët përkundrejt deklarimit të parimeve pacifiste.

Paragrafi 2 ka formë të zakonshme.

Çdo kufizim i të drejtës duhet të parashikohet me ligj. Kështu, në rastin kur zyrtarët ndërprenë një takim të Dëshmitarëve të Jehovait të mbajtur në ambiente të marra me qira në mënyrë të ligjshme, kishte shkelje të Konventës (Kuznetsov and others v. Russia).

Qëllimet legjitime të renditura janë sigurimi publik, mbrojtja e rendit publik, shëndetit dhe moralit dhe mbrojtja e të drejtave dhe e lirive të të tjerëve.

Kufizimet që janë mbështetur përfshijnë:

  • ndalimin e mbajtjes së një kryqit nga një infermiere, pasi ai mund të shkaktojë një rrezik shëndetësor tek pacientët;
  • kufizimet tek veshjet fetare, veçanërisht veshja e perçeve islamike në shkolla ose në universitete, ku Gjykata i ka njohur diskrecion të gjerë qeverive për shkaqe të të drejtave dhe lirive të të tjerëve;
  • ndalimin e një të burgosuri nga kryerja e riteve fetare që i shqetësonte të tjerët.

Kufizimet e rrëzuara përfshijnë:

  • një person i ndjekur për "proselitizëm" kur ai thjesht kërkonte të bindte të tjerët për virtytet e besimeve të tij;
  • Një zyrtar që punonte në seksionin për regjistrimin e pasagjerëve në një kompani ajrore, i cili nuk lejohej të mbante një kryq për shkak të politikave të kompanisë;
  • Refuzimi i kërkesës së të burgosurit për një dietë pa mish.

Çështjet e besimit dhe të manifestimit të tij janë shpesh të debatueshme dhe të ndjeshme, veçanërisht në një shoqëri gjithmonë e më shumë pluraliste. Zyrtarët duhet të jenë të sigurt që kanë autoritet të qartë ligjor përpara se të zbatojnë kufizimet, si dhe që zbatojnë qëllimin legjitim në mënyrë përpjesёtimore.

Download the abstract