Liria e shprehjes

Paragrafi 1 thotë: "Çdokush ka të drejtën e lirisë së shprehjes. Kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit dhe lirinë për të marrë ose për të dhënë informacione dhe ide pa ndërhyrjen e autoriteteve publike dhe pa marrë parasysh kufijtë. Ky nen nuk i ndalon Shtetet që t’u kërkojnë ndërmarrjeve të transmetimit audioviziv, televiziv ose kinematografik të pajisen me licensë".

Liria e shprehjes është themeli i demokracisë dhe është çelësi i gëzimit të shumë të drejtave të tjera. E drejta e mbrojtur shprehet shumë gjerësisht, duke shkuar shumë përtej lirisë së shtypit. Ajo mbulon ligjërimet politike, ligjërimet tregtare dhe shprehjen artistike. Gjykata ka theksuar rëndësinë e saj kushtetuese dhe është shprehur se ndërhyrja mund të justifikohet vetëm nga nevoja të domosdoshme dhe që përjashtimet duhet të interpretohen ngushtë. Ajo është shprehur po ashtu se shprehja e mbrojtur nga paragrafi 1 përfshin "jo vetëm idetë që janë favorizuese ose që konsiderohen si jo të dëmshme … por edhe idetë që fyejnë, shokojnë ose shqetësojnë shtetin ose çdo sektor tjetër të popullsisë ". Pra, opinionet që mund të konsiderohen si fyese dhe arti që mund të konsiderohet si i pahijshëm në parim mund të shprehen dhe të shfaqen, në varësi të përjashtimeve të cilësuara në paragrafin 2, të cilat nuk duhet të interpretohen ngushtë. Prezumimi është në favor të shprehjes së lirë.

Paragrafi 2 parashikon karakteristikat e së drejtës, sipas skemës/modelit të shpjeguar më sipër, duke kërkuar që kufizimet (i) të parashikohen në ligj, (ii) për një qëllim të kufizuar dhe (iii) të jenë të nevojshme në një shoqëri demokratike, përpjesёtimore dhe jo diskriminuese (shih paragrafët 73 deri në 75). Por, ky nen pranon po ashtu që ushtrimi i lirisë së shprehjes "shoqërohet me detyra dhe përgjegjësi ". Këto janë fjalët që janë përdorur nga Gjykata, për shembull, për të justifikuar kufizimet lidhur me pjesëmarrjen e nëpunësve publicë në aktivitetet politike (Ahmed and others v. the United Kingdom).

Qëllimet e lejuara për kufizimet, formalitetet ose sanksionet e parashikuara në ligj janë:

  • Siguria kombëtare, integriteti territorial ose siguria publike;
  • Mbrojtja e rendit dhe parandalimi i krimit;
  • Mbrojtja e shëndetit ose e moralit;
  • Mbrojtja e reputacionit ose e të drejtave të të tjerëve;
  • Parandalimi i dhënies së informacionit të marrë në konfidencë;
  • Ruatja e autoritetit dhe paanshmërisë së gjyqësorit.

Disa nga shumë çështjet e gjykuara të lidhura me lirinë e shprehjes kanë pasur si objekt veprimet e policisë ose të zyrtarëve të tjerë që merren drejtpërdrejt me publikun. Zakonisht aplikimi lidhet ose me ligjet kombëtare të zbatuara, ose me veprimet e zyrtarëve të lartë, të prokurorëve ose të gjykatave në marrjen e vendimeve për të ndaluar shprehjen e opinioneve ose të ideve jo të mirëpritura, ose për ndjekjen penale dhe dënimin e njerëzve për shprehjen e tyre. Për policinë rruga më e sigurtë është të gabojë në lejimin e shprehjes së lirё, duke e kufizuar shprehjen e lirë vetëm kur ka arsye të forta, atëherë kur është i pranishëm njëri nga qëllimet e deklaruara, dhe kur kufizimi është përpjesёtimor dhe jo diskriminues. Edhe në rastet kur idetë janë ekstreme, shtypja e tyre kërkon justifikim të fortë. Kujdes i veçantë i duhet kushtuar lëshimit dhe ekzekutimit të fletëve për kontrollin e ambienteve të botuesve të gazetave; gazetarët gëzojnë të drejtën e mbrojtjes së burimeve të veta.

Download the abstract