për të informuar zyrtarët publikë mbi detyrimet që i rrjedhin shtetit nga Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut

Ky instrument shpjegues ka për qëllim t’u ofrojë zyrtarëve të shteteve palë në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (më poshtë “Konventa”) informacion dhe udhëzime praktike për t’i pajisur ata me informacionin e nevojshëm për të respektuar të drejtat e njeriut të parashikuara në Konventë gjatë ushtrimit të detyrës, për të përmbushur detyrimet e shtetit që rrjedhin nga Konventa dhe, në këtë mënyrë, për të shmangur shkeljet e Konventës sa më shumë të jetë e mundur.

Kujt i drejtohet ky instrument shpjegues?

Instrumenti shpjegues u drejtohet kryesisht zyrtarëve që punojnë në sistemin e drejtësisë dhe personave përgjegjës për zbatimin e ligjit ose mohimin e lirisë së një personi. Më specifikisht, këta zyrtarë përfshijnë (por nuk kufizohen vetëm tek) policët, oficerët e burgjeve, oficerët e migracionit dhe punonjësit në institucionet psikiatrike, ose në institucionet e tjera që ofrojnë kujdes për personat vulnerabël.

Më gjerësisht, instrumenti shpjegues i drejtohet po ashtu çdo zyrtari që ndërvepron me publikun në mënyra që ngrenë çështje potenciale të të drejtave të Konventës, si për shembull punonjësit socialë, sekretarët dhe zyrtarë të autoriteteve licencuese.
Ky instrument shpjegues nuk është hartuar për gjyqtarët, avokatët ose për nëpunësit e lartë civilë, por për zyrtarët që janë "në skajin më delikat". Ai u drejtohet personave që nuk kanë njohuri ligjore të mëparshme.

Instrumenti shpjegues përmban posaçërisht:

  • Një udhërrëfyes për të drejtat që jepen nga Konventa dhe Protokollet e saj dhe detyrimet korresponduese të Shtetit, duke u munduar të ndjekë rendin e dispozitave në këto dokumente. Dispozitat të cilat dalin më shpesh në punën e zyrtarëve për të cilët është hartuar ky dokument janë trajtuar në shumë më tepër detaje sesa dispozitat që hasen më rrallë. Instrumenti shpjegues nuk synon të mbulojë të gjitha çështjet e mundshme, siç do të bëhej nga një tekst ligjor, por përqendrohet në mënyrë selektive tek çështjet më domethënëse dhe më shpesh të hasura.
  • Pyetjet dhe listat e çështjeve që duhet të kontrollohen nënvizojnë pika për t’u shqyrtuar, për t’u ardhur në ndihmë zyrtarëve që të vendosin nëse del një çështje potenciale mbështetur në Konvetë apo jo.

Konventa dhe si funksionon ajo

Konventa për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut (titulli zyrtar i Konventës) është një traktat ndërkombëtar ndërmjet shteteve anëtare (aktualisht 47) të Këshillit të Evropës (institucion i cili nuk duhet të ngatërrohet me Bashkimin Evropian). Këshilli i Evropës është kirjuar pas Luftës së Dytë Botërore si organizatë ndërkombëtare për promovimin e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës. Konventa është miratuar në vitin 1950. Shtetet janë të detyruara të respektojnë Konventën kur ato bëhen palë në Konvetë nëpërmjet ratifikimit të saj. Të gjitha shtetet anëtare e kanë ratifikuar Konventën.

Konventa ka disa Protokolle opsionale, të cilët i plotësojnë dispozitat e Konventës duke shtuar të drejta substantive që garantohen nga Konventa. Shtetet antare mund të vendosin nëse të pranojnë protokollet opsionale që garantohen nga Konventa. Shtetet anëtare mund të përzgjedhin t’i pranojnë protokollet opsionale nëpërmjet ratifikimit të tyre. Jo të gjitha shtetet palë i kanë pranuar të gjitha protokollet opsionale. Duhet të kontrolloni në faqen e internetit të Këshillit të Evropës (Europe Treaty Office website) për të parë se cilët Protokolle janë ratifikuar nga shteti juaj.

Ju lutem mbani parasysh: Ne ju ftojmë të na dërgoni sugjerime që mund të përmirësojnë përmbajtjen ose prezantimin e kësaj faqeje interneti. Ju lutem jepni informacion në formularin e kontaktit të dhënë për këtë qëllim.

 

 

 

Back E drejta për aplikim individual në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut

Kjo është një dispozitë procedurale, e cila garanton të drejtën e çdo personi, organizate joqeveritare ose grupi individësh që pretendojnë të jenë viktima të shkeljes së një të drejte të parashikuar në Konventë ose në Protokollet e saj të çojë një çështje pëpara Gjykatës. Togfjalëshi "çdo person" përfshin dhe personat me probleme mendore dhe të miturit. Kjo dispozitë përban një detyrim thelbësor për shtetet "për të mos penguar në asnjë mënyrë ushtrimin efektiv të kësaj të drejte". Kjo është posaçërisht e rëndësishme në rastin e individëve që u është mohuar liria. Atyre nuk u duhet vendosur asnjë pengesë për t’ju drejtuar Gjykatës.

Gjykata mund t’i kërkojë shtetit të paditur të marrë masa të ndërmjetme, të cilat duhet të merren prej tij për të ruajtur pozicionin aktual, përfshirë dhe mundësinë e aplikuesit për të ushtruar efektivisht të drejtën për aplikim individual, në pritje të vendimit të çështjes nga Gjykata. Ajo e bën këtë gjë vetëm kur është e mendimit se ekziston një rrezik real për dëm të rëndë, të pariparueshëm në rast se nuk zbatohet masa. Pra, masat e ndërmjetme janë të ngjashme me urdhërat e ndërmjetëm të gjykatave kombëtare. Shtetet kanë normalisht detyrimin t’i përmbushin këto të drejta. Ato më shpesh lëshohen kur një aplikant kundërshton dëbimin ose ekstradimin me arsyetimin që rrezikon të keqtrajtohet në shtetin e destinacionit. Në rast se një shtet nuk e zbaton masën e ndërmjetme të urdhëruar nga Gjykata, si për shembull, pavarësisht nga masa, ta dëbojë personin në një shtet tjetër, kjo mund të çojë në shkelje të detyrimit të parashikuar në nenin 34.

Download the abstract

  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page