Vlerësimi i Nevojave Lidhur me Nevojat e Veçanta Arsimore në Arsimin e Mesëm të Lartë
Corporate Author: Council of Europe Education department
Authors:
Publication Date : 2023
Languages: Albanian
Also available in: English Serbian
Ky vlerësim i nevojave të veçanta në arsimin e mesëm të lartë u krye në 9 shkolla dhe gjimnaze të rregulltë publikë të Arsimit dhe Aftësimit
Profesional (AAP) në Kosovë në tetor-nëntor 2020. Qëllimi i vlerësimit të nevojave ishte të analizonte gjendjen aktuale dhe nevojat e shkollave
të mesme të larta të rregullta në akomodimin dhe sigurimin e arsimit cilësor për nxënëse dhe nxënës me nevoja të veçanta arsimore (NVA) dhe
aftësi të kufizuara. Vlerësimi i nevojave synon 1) sigurimin e informacionit mbi gjendjen aktuale të nxënësve me NVA dhe aftësi të kufizuara në
shkollat dhe gjimnazet e AAP-së; 2) gjetjen e nevojave në shkollat e AAP-së dhe gjimnazet për të përmbushur nevojat e nxënësve me NVA dhe
aftësi të kufizuara; dhe 3) dhënien e rekomandimeve për MASH-in për të përgatitur një plan për ngritjen e kapaciteteve në shkollat e AAP-së dhe
në gjimnaze për të përfshirë nxënësit me NVA dhe aftëzi të kufizuara.