Sipas paragrafit 1, çdokush ka të drejtën e respektimit të jetës së tij private dhe familjare, banesës dhe korrespondencës së tij. Të gjitha këtyre termave u është dhënë një interpretim i gjerë nga Gjykata, interpretim i cili shkon përtej kuptimit të tyre të zakonshëm mbështetur në sistemet e shumta kombëtare. Zyrtarët duhet të jenë të ndërgjegjshëm për këtë gjë dhe të mos e marrin si të mirëqenë që kuptimi i Konventës është i njëjtë me kuptimin me të cilin ata janë mësuar.
"Jeta private" është shumë më e gjerë se privatёsia (e cila lidhet kryesisht me të drejtën për konfidencialitet dhe për veçim). Ajo mbulon, ndër të tjera, identitetin personal; orinetimin dhe aktivitetin seksual; identitetin gjinor; mbrojtjen e të dhënave; moscenimin nga zhurma dhe gazrat toksike; dhe mosngacmimi.

Po ashtu "jeta familjare" është një koncept i gjërë sipas Koventës, e cila shkon përtej një çifti tradicional të martuar me fëmijë. Ajo mbulon dhe çiftet e pamartuara (me kusht që ka provё të një marrëdhënie të stabilizuar afatgjatë); çiftet e të njëjtit seks, ose transeksualë; të afërmit e afërt, të tillë si gjyshërit dhe nipërit ose mbesat; dhe motrat dhe vëllezërit. Pyeja që shtrohet është nëse ekzistojnë provat e lidhjeve të afërta personale? Në çështjet e lidhura me dëbimet është vendosur shpesh që personat me lidhje familjare të lejohen të rrinë në vendin e ndaluar dhe në rast se kanë kryer krime ose nëse e kanë shkelur lejen e qëndrimit.

"Banesa" kërkon që një viktimë të tregojë lidhje të mjaftueshme dhe të vazhdueshme me vendin ku jeton, por ajo (banesa) nuk është e nevojshme të jetë e përdorur prej saj gjatë të gjithë kohës; banesa mund të jetë e përkohshme (si për shembull, një karvan), ose një vend ku bëhet biznes, dhe ndonjëherë dhe e zaptuar në mënyrë të paligjshme, ose në kundërshtim me një vendimin e planifikimit. E drejta mbron gëzimin paqësor të të jetuarit në një banesë, pa hyrjen e paautorizuar dhe pa bezdi të tilla si zhurma, dhe ndotje të tjera.

"Korrespondenca" mbulon jo vetëm letrat (veçanërisht nga të burgosurit), por edhe bisedat detefonike, postën elektronike dhe tekstet e mesazheve.

"Respektimi" përfshin si detyrimet negative dhe ato positive. Negativisht, ai është detyrimi për të mos ndërhyrë tek të drejtat në mënyrë arbitrare. Pozitivisht, ai mund të përfshijë marrjen e masave të projektuara për të sigruuar respektimin e jetës private ose familjare jo vetëm në marrëdhëniet ndërmjet shtetit dhe individit, por edhe në sferën e marrëdhënieve ndërmjet individëve. Kështu, në disa çështje të lidhura me transeksualët, diskutimi nuk ka qenë që shtetet kanë parandaluar ndërhyrjet për ndryshimin e gjinisë (në fakt ato e kanë lehtësuar një gjë të tillë), por pas ndërhyrjes ato kanë refuzuar të ndryshojnë dokumentet personale, të tilla si certifikatat e lindjes për të reflektuar identitetin e ri. Kjo përbën shkelje të detyrimit të tyre pozitiv për respektim të jetës private (Christine Goodwin v. the United Kingdom). Çështjet që kanë të bëjnë me ndotjen mjedisore lidhen po ashtu kryesisht me detyrimin pozitiv. Për më tepër, në të gjitha masat që lidhen me fëmijët, interesi më i mirë për fëmijën përbën elementin kryesor për shqyrtim.

Paragrafi 2 ndjek skemën e shpjeguar më sipër, duke mos lejuar ndërhyrje tek e drejta, përveçse kur ajo lejohet në përputhje me ligjin dhe kur është e nevojshme në një shoqëri demokratike për një qëllim legjitim. Sipas Nenit 8, qëllimet e lejueshme janë:
siguria kombëtare, mbrojta e rendit publik, ose e mirëqënies ekonomike të vendit;

  • parandalimi i trazirave ose i krimit;
  • mbrojtja e shëndetit ose e moralit, ose;
  • mbrojtja e të drejtave dhe e lirive të të tjerëve.

Në çdo rast kur pretendohet një ndërhyrje, duhet të bëhet një vlerësim mbështetur në tre pyetjet e mëposhtme:

  • a është ndërhyrja në përputhje me ligjin?
  • a bëhet ajo për një qëllim të lejuar?
  • a është e ajo e nevoshjme në një shoqëri demokratike për të realizuar qëllimin; pra jo e tepërt, arbitrare ose e padrejtë?

Një shembull i mënyrës sesi funksionon kjo gjë: në një çështje të lidhur me mbledhjen dhe ruajtjen e të dhënave nga policia, aplikuesit ishin akuzuar për kryerje veprash, dhe u ishin marrë kampionë ADN-je dhe të shenjave të gishtave. Më vonë, ata ose ishin deklaruar të pafajshëm, dhe akuzat kundër tyre ishin rrëzuar, por kampionët e ADN-së dhe të shenjave të gishtave ishin mbajtur. Mbajtja e tyre parashikohej me ligj dhe ishte bërë për një qëllim të lejueshëm, për parandalimin e krimit. Por, Gjykata u shpreh se arsyeja nuk e kalonte testin e "nevojës në një shoqëri demokratike", sepse ishte në përpjesёtim të zhdrejtë, si dispozitë mbrojtëse, e cila nuk i lejonte përjashtimet kur personat ishin të dyshuar për krime, por më pas ishin deklaruar të pafajshëm (S. and Marper v. the United Kingdom).

Zyrtarët duhet t’i bëjnë vetes të njëjtën pyetje përpara se të ndërhyjnë në të drejtat e parashikuara në Nenin 8, për t’u siguruar se ata nuk i shkelin këto të drejta pa justifikim. Ky nen është neni më shpesh i shkelur nga masat në nivel pune. Është e pamundur që të mbulohen të gjitha mënyrat e ndryshme në të cilat ai është zbatuar. Më poshtë jepen shembuj (bazuar në çështje për të cilat është marrё vendim) të disa nga situatave ku nevojitet më shumë kujdes nga grupe të caktuara zyrtarësh (shënim: situatat nuk janë shterruese):

Policia: kontrolli në shtëpinë e dikujt: duke marrë ose mbajtur kampione fizike ose dokumente.
Shërbimet e sigurimit: përgjimi i telefonit të dikujt; hyrja në ambientet e shtëpisë ose të biznesit për të marrë të dhëna.
Oficerët e burgjeve: monitorimi ose ndërhyrja e korrespondencës së të burgosurve, veçanërisht tek avokatët ose gjykatat; kontrollet e vizitorëve për droga, etj.; ndërhyrja me të drejtat e vizitimit; vendosja e sanksioneve për të burgosurit që kryejnë dënimin.
Sekretarët: aplikimi i kufizimeve për përzgjedhjen ose ndryshimin e emrit; ndryshimi i dokumenteve për gjendjen civile pas ndryshimit të seksit.
Punonjësit socialë: marrja e fëmijëve nën kujdes; vendosja e tyre për kujdestari ose birësim (nevoja për informimin dhe kosultimin me prindin/prindërit natyrorë, shmangie e vonesave që krijojnë ndryshime të parezistueshme në marrëdhënie, etj.); lehtësimi i kontaktit të një fëmije me prindin të cilit nuk i është dhënë kujdestaria).
Zyrtarët e qeverive vendore: zbatimi i ligjeve të planifikimit të cilat prekin banesat dhe jetët familjare të njerëzve; përdorimi i regjistrimeve të kamerave publikisht për të zbuluar identitetin e një personi; impiantet e menaxhimit, të cilat mund të shkaktojnë ndotje nëpërmjet zhurmave ose çlirimeve toksike në atmosferë (p.sh. impiantet e trajtimit të mbetjeve).
Profesionistët mjekësorë: trajtimi që kërkon pëlqimin e informuar.
Zyrtarët e migracionit: që trajtojnë rastet e të dëbuarve të mundshëm (p.sh. shkelësit e qëndrimit të ligjshëm, kriminelë të dënuar në fund të gjykimit) të cilët kanë lidhje me vendin ku janë.

Situatat e përshkruara më sipër nuk janë situata ku Neni 8 pengon domosdoshmërisht masën në fjalë, por janë situata që kërkojnë më shumë kujdes për të siguruar justifikimin dhe përpjesёtueshmërinë. Në shumë raste, zyrtarët mund të duhet të kontrollojnë nëse është marrë autorizimi i nevojshëm gjyqësor.

Download the abstract

  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page