Struktura
Sekretarja e Përgjithshme
E zgjedhur për pesë vjet nga Asambleja Parlamentare në krye të Organizatës, Sekretarja e Përgjithshme përgjigjet për planifikimin strategjik, orientimin e programit të aktiviteteve, buxhetin dhe mbikqyrjen e përditshme të drejtimit të Organizatës.
Faqja e web-it
Zëvendëssekretari i Përgjithshëm zgjidhet gjithashtu për një mandat pesë-vjeçar nga Asambleja Parlamentare, në një zgjedhje të veçantë nga ajo që mbahet për Sekretarin e Përgjithshëm.
Faqja e web-it
Komiteti i Ministrave
Komiteti i Ministrave është organ vendimmarrës, i përbërë nga Ministrat e Punëve të Jashtme të shteteve anëtare ose përfaqësuesit e tyre të përhershëm diplomatikë në Strasburg. Ai përcakton politikën e Organizatës, miraton buxhetin e saj, si dhe përcakton programin e veprimtarive.
Faqja e web-it
Asambleja Parlamentare (PACE)
Si organ vendimmarrës, Asambleja Parlamentare është motorri i Këshillit të Evropës. Ajo ka prodhuar traktate të shumta ndërkombëtare që kontribuojnë për të krijuar një hapësirë legjislative panevropiane. Përfaqësuesit e saj emërohen nga parlamentet kombëtare të çdo shteti anëtar.
Faqja e web-it
Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale
Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale është një institucion i Këshillit të Evropës, përgjegjës për forcimin e demokracisë lokale dhe rajonale në 46 shtetet anëtare të tij. I përbërë nga dy dhoma - Dhoma e Autoriteteve Lokale dhe Dhoma e Rajoneve - dhe tre komisione, ai sjell së bashku 612 zyrtarëve të zgjedhur që përfaqësojnë më shumë se 150.000 autoritetet lokale dhe rajonale.
Faqja e web-it
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut
Gjykata është organ gjyqësor i përhershëm që u garanton të gjithë evropianëve të drejtat e parashikuara në Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Gjykatës mund t’i drejtohen shtetet ose individët, pavarësisht nga kombësia e tyre. Të 46 shtetet anëtare të Këshillit të Evropës janë palë në Konventë.
Faqja e web-it
Komisioneri për të Drejtat e Njeriut
Komisioneri për të Drejtat e Njeriut është organ i pavarur, përgjegjës për të promovuar edukimin dhe sensibilizimin për të drejtat e njeriut dhe respektimin e tyre në shtetet anëtare. Komisioneri luan rol themelor parandalues.
Faqja e web-it
Konferenca e OJQ-ve
E përbërë nga rreth 400 organizata joqeveritare (OJQ), Konferenca krijon një lidhje vitale midis përfaqësuesve politikë dhe qytetarëve, dhe sjell zërin e shoqërisë civile në Këshill. Puna e Këshillit përfiton shumë nga ekspertiza e OJQ-ve dhe nga kontaktet e tyre me qytetarët evropianë.
Faqja e web-it
Bashkëpunimi Rajonal
Këshilli i Evropës punon në bashkëpunim të ngushtë me Bashkimin Evropian, me Kombet e ashkuara, me Organizatën për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë dhe me shumë shtete partnere në të gjithë botën.
Did you know?
Eurimages, set up in 1988, is the first European cinema support fund.
Cili nga këto vende nuk është anëtar i Këshillit të Evropës?