Organizata

Zyra kryesore e Këshillit të Evropës gjendet në Strasburg, Francë. Në të janë të punësuar 2 200 persona dhe përfshin zyra të jashtme dhe ndërlidhje me organizatat e tjera ndërkombëtare. Qendrat Evropiane të Rinisë në Strasburg dhe në Budapest ofrojnë trajnim të të rinjve për çështje të demokracisë dhe të të drejtave të njeriut.

Ndërtesat
 

 Pallati i Evropës

I konceptuar nga arkitekti francez Henry Bernard dhe i përuruar në vitin 1977, Pallati i Evropës është ndërtesa kryesore e Këshillit të Evropës. Në hyrje të tij rreshtohen në të dy anët flamurët e të gjitha shteteve anëtare. Veshja e ndërtesës është realizuar me një mozaik me ngjyra të forta, të cilat shfaqen në betonin e pajandrave, në aluminin që mbulon fasadën dhe në vetratat e sallave të konferencave. Përpara Pallatit zbret lëndina ku dikur ka qenë Shtëpia e Evropës, ndërtesa që i parapriu Pallatit të Evropës.


  Agora

Agora është ndërtesa më e re e Këshillit të Evropës, e cila e ka marrë emrin nga fjala e lashtë greke agora, që në greqishten e lashtë kishte kuptimin e një vendi të hapur për mbledhje. Ndërtesa u inaguruar në prill të 2008-ës dhe është projektuar nga studiot e arkitekturës Art & Build (Bruksel) dhe Denu dhe Paradon (Strasburg). Agora është një konceptim që bashkon modernitetin me efikasitetin dhe respektimin e mjedisit. Fasada e saj e madhe prej xhami kufizon dy atriume të brendshme rreth të cilave organizohen sallat e konferencave të veshura me bakër të parapatinuar. Këto hapësira mbrojtëse mbulohen nga një çati metalike mbi të cilën ngrihen dy oxhakë diellorë prej pëlhure, të ndërtuara në mënyrë të tillë që të lejojnë ajrimin e atriumeve.


  Pallati i të Drejtave të Njeriut

I përuruar në vitin 1955, Pallati i të Drejtave të Njeriut ndjek rrjedhën e Illit, lumit që përshkon Strasburgun. Ai është një nga veprat më të shquara të arkitektit të madh britanik Lord Richard Rogers, krijues gjithashtu i Qendrës Georges-Pompidou, i Millenium Dome të Londrës dhe ndërtesës së Asamblesë Kombëtare të Uellsit. Kjo ndërtesë mban vulën e simbolizmit (fasada evokon shkallët e Drejtësisë), dhe është e ndërtuar me materiale moderne (përdorim i xhamit me shumicë, metaforë e transparencës). Pjesa e përparme e Pallatit të të Drejtave të Njeriut formohet nga dy sallat cilindrike të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.


  Drejtoria Evropiane për Cilësinë e Medikamenteve dhe Kujdesit Mjekësor (DECB)

Ndërtesa e re e DCEB-së ndodhet mbrapa ndërtesës Agora. E projektuar nga arktitektët e studiove Art & Build me seli në Bruksel dhe Denu dhe Paradon, me seli në Strasburg, kjo ndërtesë u inagurua në mars të vitit 2007. Struktura prej druri dhe xhami të lakuar është një ndërthurje e estetikës moderne me funksionalitetin bashkëkohor. Këtu janë vendosur laboratorë, zyra, salla mbledhjesh të cilat mbështesin rolin në rritje të organizatës për monitorimin e cilësisë së barnave në Evropë e më gjerë.


  Qendra Evropiane e Rinisë

E konceptuar nga arkitektët norvegjezë Lund & Slaatto, kjo ndërtesë funksionale bashkëkohore ka pritur qysh prej vitit 1972 me dhjetra mijëra të rinj nga të gjitha anët. Ajo gjendet në lagjen e Wackenit. Shembull i shquar i arkitekturës moderne skandinave, Qendra Evropiane e Rinisë shkrin vrazhdësinë e betonit dhe aluminit për të krijuar efekte befasuese.

Did you know?
The Council of Europe's 46 member states form a death-penalty-free zone. Since 1985, the abolition of the death penalty has been a requirement for membership of the Council of Europe.

Ku ndodhet selia e Këshillit të Evropës ?

  1. Në Bruksel (Belgjikë)
  2. Në Strasburg (Francë)
  3. Në Gjenevë (Zvicër)
Close

Përgjigje e gabuar...

Close

Përgjigje e saktë!

Close

Përgjigje e gabuar...