Kuadri i Referencës për Kompetencat për Kulturë Demokratike
Vëllimi 1 - Konteksti, koncepte dhe modeli
ISBN: 978-92-871-9573-0
Corporate Author: Council of Europe;
Authors:
Publication Date : 2018
Languages: Albanian
Also available in: Armenian Azeri English Finnish French Georgian German Greek Italian Macedonian Portuguese Romanian Serbian Slovak Spanish Turkish Ukrainian
Këshilli i Evropës nxit, zhvillon dhe mbron të drejtat e njeriut, demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Këto parime kanë qenë gurët e themelit të shoqërive evropiane dhe të sistemeve politike për dekada të tëra, të cilat duhet të ruhen, të ushqehen veçanërisht në kohët e krizave ekonomike dhe politike. Sot, shumica e njerëve pranojnë që demokraci do të thotë një formë e qeverisjes nga ose në emër të popullit dhe ajo nuk mund të veprojë pa institucionet që sigurojnë zgjedhje të rregullta, të lira dhe të ndershme, sundimin e shumicës dhe përgjegjshmërinë e qeverisë. Megjithatë, këto institucione mund të funksionojnë vetëm nëse qytetarët janë aktivë dhe të përkushtuar ndaj vlerave dhe qëndrimeve demokratike. Arsimi luan rol qëndror në këtë drejtim dhe ky Kuadër Reference mbështet sistemet arsimore në fushën e mësimdhënies, të të mësuarit dhe të vlerësimit të kompetencave për kulturë demokratike dhe siguron koherencën e qasjeve të përdorura. Ky vëllim i parë përmban modelin e kompetencave për kulturë demokratike që u miratua njëzëri nga ministrat Evropianë të arsimit në konferencën e mbajtur në prill të vitit 2016, në Bruksel. Ai ofron edhe tablonë në të cilën u zhvillua Kuadri, ofron disa udhëzime për përdorimin e tij, na njeh me rolin e treguesve që përfshihen në vellimin e dytë dhe përfundon me një fjalor të termave kryesorë. Udhëzime të mëtejshme për zbatimin e Kuadrit të Referencës jepen në Vëllimin e tretë.