Informacion mbi pagesat

AZ BG CS EL EN FR HY PL RO RU SQ UK

Shpërblimi i drejtë

Neni 41 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut:

Kur Gjykata konstaton se ka pasur një shkelje të Konventës ose të protokolleve të saj dhe, nëse e drejta e brendshme e Palës së Lartë Kontraktuese lejon të bëhet vetëm një ndreqje e pjesshme, Gjykata, kur është e nevojshme, i akordon shpërblim të drejtë palës së dëmtuar.

Pas hyrjes në fuqi të Protokollit 14, më 1 qershor 2012, Komiteti i Ministrave mbikëqyr edhe ekzekutimin e kushteve të zgjidhjeve me pajtim të përcaktuara nga Gjykata (neni 39 i Konventës), duke përfshirë çdo shumë për të cilën shteti ka rënë dakord t’i paguajë kërkuesit sipas kushteve të kësaj marrëveshjeje.  (lexoni më tepër ...)

Procedura që duhet të ndjekë kërkuesi për të marrë pagesën përshkruhet në letrën përcjellëse të vendimit të Gjykatës.

Mbikëqyrja e pagesës

Kryhet shpërblimi i drejtë (afati kohor prej dy muajsh në dispozicion për parashtrimin e ankesave ose për depozitimin e vëzhgimeve)

Kryhet shpërblimi i drejtë (afati kohor prej dy muajsh në dispozicion për parashtrimin e ankesave ose për depozitimin e vëzhgimeve).

Kur nuk bëhet pagesa e shpërblimit të drejtë, ose kur pagesa është e paplotë

Për këto lloj çështjesh, Departamenti i Ekzekutimit të Vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut nuk ka marrë konfirmim me shkrim për pagesen e shpërblimit të drejtë nga organet kombëtare, ose ky informacion është i paplotë.

Për llojin e dytë të çështjeve, pagesa e shpërblimit të drejtë është konfirmuar, por është kryer jashtë afatit kohor, ndërkohë që nuk ka informacion për interesin e vonesës së pagesës.

Komunikimet/ankesat e kërkuesve Komunikimet/ankesat e kërkuesve

Në qoftë se dëshironi të merrni ose të komunikoni informacion në lidhje me pagesën e shpërblimit të drejtë që ju ka njohur Gjykata, ose nëse dëshironi të dërgoni një ankesë, ju lutem na kontaktoni në:

Këshilli i Evropës - Council of Europe

DGI - Directorate General of Human Rights and Rule of Law
Department for the Execution of Judgments of the ECHR
Just Satisfaction Section
F-67075 Strasbourg Cedex
FRANCE


  +33(0)3.88.41.27.93

  dgI_execution_just_satisfaction@coe.int 

 

  PBSH
Dokument informativ Dokument informativ

Monitorimi i pagesës së shumave që përcaktohen si shpërblim i drejtë: rishikim i praktikës aktuale të Komitetit të Ministrave

Web Content Display Web Content Display