Back Zërat e rinj vlerësohen në ndarjen e çmimeve “Mësojmë nga e kaluara – Veprojmë për të ardhmen”

Një paraqitje e reflektimit mbi historinë përmes artit
Zërat e rinj vlerësohen në ndarjen e çmimeve “Mësojmë nga e kaluara – Veprojmë për të ardhmen”

Nxënës nga e gjithë Shqipëria u mblodhën në Durrës për ceremoninë e ndarjes së çmimeve të konkursit kombëtar “Mësojmë nga e kaluara – Veprojmë për të ardhmen”, një aktivitet që angazhoi zëra të rinj për të reflektuar mbi të kaluarën historike të Shqipërisë dhe për të promovuar angazhimin aktiv qytetar.

Udhëtimi nisi në nëntor 2024, duke përfshirë 520 nxënës në 30 shkolla në 10 qytete në të gjithë Shqipërinë, me qëllim inkurajimin e njohjes dhe reflektimit mbi të kaluarën historike të vendit.

Eventi, i organizuar në kuadër të projektit të Këshillit të Evropës “Forcimi i Edukimit për Qytetari Demokratike në Shqipëri” në bashkëpunim të ngushtë me Autoritetin për Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, mblodhi së bashku përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, Avokati i Popullit, Bashkia e Durrësit, Qendra Kulturore e Fëmijëve në Durrës, së bashku me mësues, prindër dhe nxënës, në një ceremoni të kujtesës, kreativitetit dhe përgjegjësisë.

Ceremonia u hap me fjalë përshëndetëse nga përfaqësuesit kryesorë institucionalë nga Këshilli i Evropës, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit dhe Qendra Kulturore e Fëmijëve në Durrës. Folësit vlerësuan mendimin, guximin dhe origjinalitetin e nxënësve, duke i inkurajuar ata të vazhdojnë të mësojnë dhe të flasin hapur.

Ceremonia e Çmimeve vlerësoi nxënësit për 17 punime të spikatura me rrëfime domethënëse dhe mesazhe të fuqishme, që trajtuan me guxim dhe empati të kaluarën historike për të kuptuar demokracinë dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut. I mbështetur nga ekspertë dhe mësues, konkursi synonte të inkurajonte nxënësit të angazhoheshin në mënyrë kritike me të kaluarën, dhe të promovonin demokracinë. Rreth 80 punime të paraqitura gjithsej në kategoritë Poezi, Prozë dhe Ese, Arte Pamore dhe Multimedia prezantuan një larmi projektesh, të gjitha duke shfaqur talentin e nxënësve në fusha të ndryshme, si dhe mendimin e tyre kritik.

Ky aktivitet është pjesë e përpjekjeve për të fuqizuar të rinjtë përmes edukimit dhe angazhimit kulturor, duke siguruar që mësimet e së kaluarës të informojnë në veprimet e së ardhmes.

Projekti i Këshillit të Evropës Forcimi i Edukimit për Qytetari Demokratike në Shqipëri financohet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida).

DURRËS, Shqipëri 8 korrik 2025
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page


 

Kontakte

 Sheshi Skenderbej,
Pallati i Kulturës, kati i 3-të,
Tiranë

 +355 4 45 40 201

E-mail