Konferenca e Nivelit të Lartë përfundon Presidencën Shqipëtare

08.11.2012 - "Diversiteti në Evropë: një forcë për të ardhmen" - titulli i konferencës së nivelit të lartë në Tiranë më 9 nëntor - përmbledh konceptin që ka udhëhequr aktivitetet e Këshillit të Evropës që kur Shqipëria mori përsipër kryesimin e Komitetit të Ministrave në maj. Konferenca do të fokusohet në dialogun me fqinjët e mesdheut si dhe promovimin e dialogut ndërkulturor dhe mirëkuptimit të ndërsjellë nëpërmjet edukimit të vlerave demokratike të qytetarisë.

Pas një fjalimi përshëndetës nga Edmond Panariti, Ministri Shqiptar i Punëve të Jashtme dhe Kryetar i Komitetit të Ministrave, seanca inauguruese e Konferencës do të përshëndetet edhe nga Bujar Nishani, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Gabriella Battaini-Dragoni, Zëvendës Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Evropës dhe Jorge Sampaio, Përfaqësues i Lartë i UN-it për Aleancën e Qytetërimeve. 

Konferenca do të pasohet nga një takim për dorëzimin e kryesisë së Komitetit të Ministrave tek Andorra. 

Ministri i Jashtëm shqiptar Edmond Panariti, Ministri i Jashtëm i Andorras dhe Kryetari në ardhje i Komitetit të Ministrave Gilbert Saboya dhe Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme Gabriella Battaini-Dragoni do të mbajnë një konferencë për shtyp në orën 19:15 në Hotel Sheraton Tirana.

Akreditimet: 
- Eva KUSHOVA, Këshilltare e Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, [email protected], +355 42364090/79 162
- Virgil MUCI, Drejtor, Departamenti i Medias, Ministria e Punëve të Jashtme, [email protected], +355 69 22 43 811

Kontakt në Tiranë: Daniel HÖLTGEN, Zëdhënë i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Zëvendës Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Evropës, [email protected], cel.: +336 68 29 87 51

Kontakt në Strasburg: Can FİŞEK, Përgjegjës për Median, Zyra e Marrdhënieve me Shtypin, Këshilli i Evropës,[email protected], +333 88 41 30 41

Back 30.10.2012 - Tunizi: Këshilli i Evropeës bën thirrje për reforma kushtetuese

Strasburg, 30.10.2012 – Në mbyllje të vizitës së tyre zyrtare në Tunizi, Edmond Panariti, Kryetar i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe Minister i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, dhe Jean-Claude Mignon, Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit – të shoqëruar nga Presidenti i Komisionit të Venecias Gianni Buquicchio – u bënë thirrje autoriteteve tuniziane që të ecin përpara në reformën kushtetuese "në mënyrë që të vendosen sa më shpejtë themelet e një shoqërie demokratike dhe pluraliste në të cilën respektohen të drejtat dhe liritë e të gjithë individëve." Ata bënë thirrje gjithashtu për ngritjen, përmes Kushtetutes, "të autoriteteve të pavarura për trajtimin e çështjeve esenciale të pavarësisë së gjyqësorit dhe medias".

Z. Panariti dhe Z. Mignon përshëndetën faktin që shoqëria civile do të konsultohet gjerësisht në të ardhmen e afërt mbi Projekt-Kushtetutën. "Ne shpresojmë se kjo gjë të mundësojë që zëri i të gjithëve të dëgjohet, sidomos ai I mbrojtësve të të drejtave të njeriut". Këshilli i Evropës - theksuan ata – do të vazhdojë të ofrojë ekspertizë nëpërmjet mjeteve të ndryshme të saj, jo vetëm për të ndihmuar në finalizimin e project-Kushtetutës por edhe në procese të rënsësishme të cilat do të pasojnë miratimin e saj. "Në këtë mënyrë, ne shpresojmë se marrëveshja për të krujuar një Këshill të Evropës në Tunizi do të përfundojë në të ardhmen e afërt", shtuan ata.