Konferenca e Nivelit të Lartë përfundon Presidencën Shqipëtare

08.11.2012 - "Diversiteti në Evropë: një forcë për të ardhmen" - titulli i konferencës së nivelit të lartë në Tiranë më 9 nëntor - përmbledh konceptin që ka udhëhequr aktivitetet e Këshillit të Evropës që kur Shqipëria mori përsipër kryesimin e Komitetit të Ministrave në maj. Konferenca do të fokusohet në dialogun me fqinjët e mesdheut si dhe promovimin e dialogut ndërkulturor dhe mirëkuptimit të ndërsjellë nëpërmjet edukimit të vlerave demokratike të qytetarisë.

Pas një fjalimi përshëndetës nga Edmond Panariti, Ministri Shqiptar i Punëve të Jashtme dhe Kryetar i Komitetit të Ministrave, seanca inauguruese e Konferencës do të përshëndetet edhe nga Bujar Nishani, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Gabriella Battaini-Dragoni, Zëvendës Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Evropës dhe Jorge Sampaio, Përfaqësues i Lartë i UN-it për Aleancën e Qytetërimeve. 

Konferenca do të pasohet nga një takim për dorëzimin e kryesisë së Komitetit të Ministrave tek Andorra. 

Ministri i Jashtëm shqiptar Edmond Panariti, Ministri i Jashtëm i Andorras dhe Kryetari në ardhje i Komitetit të Ministrave Gilbert Saboya dhe Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme Gabriella Battaini-Dragoni do të mbajnë një konferencë për shtyp në orën 19:15 në Hotel Sheraton Tirana.

Akreditimet: 
- Eva KUSHOVA, Këshilltare e Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, [email protected], +355 42364090/79 162
- Virgil MUCI, Drejtor, Departamenti i Medias, Ministria e Punëve të Jashtme, [email protected], +355 69 22 43 811

Kontakt në Tiranë: Daniel HÖLTGEN, Zëdhënë i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Zëvendës Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Evropës, [email protected], cel.: +336 68 29 87 51

Kontakt në Strasburg: Can FİŞEK, Përgjegjës për Median, Zyra e Marrdhënieve me Shtypin, Këshilli i Evropës,[email protected], +333 88 41 30 41

CM - Chairmanship - Albania - Focus

Konferenca e Nivelit të Lartë përfundon Presidencën Shqipëtare 08.11.2012 - "Diversiteti në Evropë: një forcë për të ardhmen" - titulli i konferencës së nivelit të lartë në Tiranë më 9 nëntor - përmbledh konceptin që ka udhëhequr aktivitetet e Këshillit të Evropës që kur Shqipëria mori përsipër...

Read More

30.10.2012 - Tunizi: Këshilli i Evropeës bën thirrje për reforma kushtetuese

Strasburg, 30.10.2012 – Në mbyllje të vizitës së tyre zyrtare në Tunizi, Edmond Panariti, Kryetar i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe Minister i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, dhe Jean-Claude Mignon, Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit – të shoqëruar nga...

Read More

17.10.2012 - Deklarata me rastin e Ditës Ndërkombëre për çrrënjosjen e varfërisë [en]

Acting together to eradicate extreme poverty in Europe, Strasbourg, 17 October 2012 The Presidents of the Committee of Ministers, the Parliamentary Assembly, the Congress of Local and Regional Authorities and the Conference of INGOs of the Council of Europe, Reaffirming their commitment to human...

Read More

06.10.2012 - Bashkëpunimi me OSBE-në

Më 6 tetor 2012 Ministri i Jashtëm shqiptar Edmond Panariti mbajti fjalën gjatë sesionit të vjeshtës të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, të mbajtur në Tiranë. Në kapacitetin e tij si Kryetar i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës Ministri Panariti i përvijoi parlamentarëve të OSBE-së...

Read More

05.10.2012 - "Garantimi i një efektiviteti afatgjatë të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në nivel kombëtar"

Kryesia shqiptare e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës organizoi më 5 tetor 2012 në Tiranë një seminar mbi aspekte të caktuara të implementimit të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në nivel kombëtar, si një vazhdim i Konferencës së Brighton-it. Seminari mblodhi së bashku...

Read More