Konferenca e Nivelit të Lartë përfundon Presidencën Shqipëtare

08.11.2012 - "Diversiteti në Evropë: një forcë për të ardhmen" - titulli i konferencës së nivelit të lartë në Tiranë më 9 nëntor - përmbledh konceptin që ka udhëhequr aktivitetet e Këshillit të Evropës që kur Shqipëria mori përsipër kryesimin e Komitetit të Ministrave në maj. Konferenca do të fokusohet në dialogun me fqinjët e mesdheut si dhe promovimin e dialogut ndërkulturor dhe mirëkuptimit të ndërsjellë nëpërmjet edukimit të vlerave demokratike të qytetarisë.

Pas një fjalimi përshëndetës nga Edmond Panariti, Ministri Shqiptar i Punëve të Jashtme dhe Kryetar i Komitetit të Ministrave, seanca inauguruese e Konferencës do të përshëndetet edhe nga Bujar Nishani, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Gabriella Battaini-Dragoni, Zëvendës Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Evropës dhe Jorge Sampaio, Përfaqësues i Lartë i UN-it për Aleancën e Qytetërimeve. 

Konferenca do të pasohet nga një takim për dorëzimin e kryesisë së Komitetit të Ministrave tek Andorra. 

Ministri i Jashtëm shqiptar Edmond Panariti, Ministri i Jashtëm i Andorras dhe Kryetari në ardhje i Komitetit të Ministrave Gilbert Saboya dhe Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme Gabriella Battaini-Dragoni do të mbajnë një konferencë për shtyp në orën 19:15 në Hotel Sheraton Tirana.

Akreditimet: 
- Eva KUSHOVA, Këshilltare e Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, [email protected], +355 42364090/79 162
- Virgil MUCI, Drejtor, Departamenti i Medias, Ministria e Punëve të Jashtme, [email protected], +355 69 22 43 811

Kontakt në Tiranë: Daniel HÖLTGEN, Zëdhënë i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Zëvendës Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Evropës, [email protected], cel.: +336 68 29 87 51

Kontakt në Strasburg: Can FİŞEK, Përgjegjës për Median, Zyra e Marrdhënieve me Shtypin, Këshilli i Evropës,[email protected], +333 88 41 30 41

Back 05.10.2012 - "Garantimi i një efektiviteti afatgjatë të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në nivel kombëtar"

Kryesia shqiptare e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës organizoi më 5 tetor 2012 në Tiranë një seminar mbi aspekte të caktuara të implementimit të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në nivel kombëtar, si një vazhdim i Konferencës së Brighton-it.

Seminari mblodhi së bashku pëfaqësues të shteteve anëtare të Këshillit të Europës dhe përfaqësuesit e Gjykatave Supreme, ashtu si edhe përfaqësues nga organizatat ndërkombëtare jo-qeveritare. Ministri shqiptar i drejtësisë, Z. Eduard Halimi, theksoi nevojën për krijimin e një dialogu të drejtë, fleksibël dhe të hapur mes Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Shteteve Palë, në mënyrë që të arrihet një zbatim efikas i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Rezultatet e këtij seminari do të merren në konsideratë nga Komiteti Drejtues për të Drejtat e Njeriut, duke synuar përpunimin e mëtejshëm të politikave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe reformën e Gjykatës Evropiane.