Konferenca e Nivelit të Lartë përfundon Presidencën Shqipëtare

08.11.2012 - "Diversiteti në Evropë: një forcë për të ardhmen" - titulli i konferencës së nivelit të lartë në Tiranë më 9 nëntor - përmbledh konceptin që ka udhëhequr aktivitetet e Këshillit të Evropës që kur Shqipëria mori përsipër kryesimin e Komitetit të Ministrave në maj. Konferenca do të fokusohet në dialogun me fqinjët e mesdheut si dhe promovimin e dialogut ndërkulturor dhe mirëkuptimit të ndërsjellë nëpërmjet edukimit të vlerave demokratike të qytetarisë.

Pas një fjalimi përshëndetës nga Edmond Panariti, Ministri Shqiptar i Punëve të Jashtme dhe Kryetar i Komitetit të Ministrave, seanca inauguruese e Konferencës do të përshëndetet edhe nga Bujar Nishani, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Gabriella Battaini-Dragoni, Zëvendës Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Evropës dhe Jorge Sampaio, Përfaqësues i Lartë i UN-it për Aleancën e Qytetërimeve. 

Konferenca do të pasohet nga një takim për dorëzimin e kryesisë së Komitetit të Ministrave tek Andorra. 

Ministri i Jashtëm shqiptar Edmond Panariti, Ministri i Jashtëm i Andorras dhe Kryetari në ardhje i Komitetit të Ministrave Gilbert Saboya dhe Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme Gabriella Battaini-Dragoni do të mbajnë një konferencë për shtyp në orën 19:15 në Hotel Sheraton Tirana.

Akreditimet: 
- Eva KUSHOVA, Këshilltare e Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, [email protected], +355 42364090/79 162
- Virgil MUCI, Drejtor, Departamenti i Medias, Ministria e Punëve të Jashtme, [email protected], +355 69 22 43 811

Kontakt në Tiranë: Daniel HÖLTGEN, Zëdhënë i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Zëvendës Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Evropës, [email protected], cel.: +336 68 29 87 51

Kontakt në Strasburg: Can FİŞEK, Përgjegjës për Median, Zyra e Marrdhënieve me Shtypin, Këshilli i Evropës,[email protected], +333 88 41 30 41

Back 06.10.2012 - Bashkëpunimi me OSBE-në

Më 6 tetor 2012 Ministri i Jashtëm shqiptar Edmond Panariti mbajti fjalën gjatë sesionit të vjeshtës të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, të mbajtur në Tiranë. Në kapacitetin e tij si Kryetar i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës Ministri Panariti i përvijoi parlamentarëve të OSBE-së prioritetet e kryesisë së vendit të tij dhe sinjalizoi fushat ku bashkëpunimi midis dy organizatave mund të forcohet. Në veçanti, ai iu referua:

• Realizimit të një Komuniteti Euro-Atlantik të Sigurimit të bazuar në universalitetin e vlerave të demokracisë dhe sundimit të ligjit;
• Nevojës për të forcuar bashkëpunimin dhe ndihmës për vendet e Mesdheut në tranzicion demokratik;
• Rëndësisë së bashkëpunimit të mëtejshmëm në lidhje me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, duke ruajtur elementët plotësues dhe duke shmangur dublikimet.
• Promovimit tëi dialogut ndërkulturor, tolerancës, dhe jo-diskriminimit.

Ministri Panariti theksoi se këto katër fusha janë një bazë solide për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon Euro-Atlantike.