Trajnerët e rinj, të cilët do të mbështesin zhvillimin profesional të administratës zgjedhore të Shqipërisë në prag të zgjedhjeve të vitit 2027, forcuan njohuritë dhe aftësitë e tyre gjatë një trajnimi pesëditor, të organizuar me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës.
Programi trajtoi funksionimin dhe përgjegjësitë e Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor, Komisioneve të Qendrave të Votimit dhe Grupeve të Numërimit të Votave, si dhe përdorimin e pajisjeve të identifikimit elektronik. Përmes metodave interaktive dhe analizës së rasteve praktike nga zgjedhjet e mëparshme, pjesëmarrësit zhvilluan njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të trajnuar anëtarët e administratës zgjedhore për rolet e tyre përkatëse. Përfundimi me sukses i trajnimit u mundëson trajnerëve të rinj të vijojnë fazën e trajnimit të plotë, të organizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në kuadër të procesit të certifikimit të tyre.
Aktiviteti u organizua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Këshilli i Evropës përmes Projektit Mbështetje për Ciklin e Procesit Zgjedhor në Shqipëri, i cili bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës dhe zbatohet nga Këshilli i Evropës. Projekti kontribuon në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe institucionale për administrimin efektiv të zgjedhjeve të ardhshme në Shqipëri.


