Financuar nga Republika Federale e Gjermanisë dhe zbatuar nga Asambleja Parlamentare e KiE, projekti ka ndërtuar një bashkëpunim të fortë me partnerët kryesorë, që përfshijnë përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe Ministrinë e Arsimit dhe Sportit (MASH).
Edhe pse në muajt e parë të tij, projekti tashmë po bën hapa të rëndësishëm në rritjen e integritetit zgjedhor, transparencës dhe angazhimit të të rinjve në zgjedhje. Pjesëmarrësit vlerësuan përpjekjet e vazhdueshme të projektit përmes ngritjes së kapaciteteve të targetuara dhe gjithëpërfshirëse, nismave informuese, si dhe ofrimin e mjeteve të tjera të dobishme. Ata vunë theks të veçantë në mbështetjen për zhvillimin e modulit të raportimit të aktiviteteve publike te KQZ, i cili ka rritur kapacitetin mbikëqyrës të KQZ-së duke ndjekur tendencat e raportimit, duke adresuar mospërputhjen dhe duke ofruar të dhëna të grumbulluara për monitorim të pavarur.
Gjithashtu, pjesëmarrësit theksuan nevojën e edukimit sistematik dhe të qëndrueshëm të votuesve të rinj për të siguruar pjesëmarrjen e tyre efektive në proceset zgjedhore, ndërsa vlerësuan progresin e deritanishëm me programin e votuesve pë herë të parë të zbatuar në nivel kombëtar.
Në vijim, projekti mbetet i fokusuar për të ofruar aktivitetet e planifikuara në një mënyrë kuptimplote dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët dhe përfituesit kryesorë, duke siguruar përputhshmërinë e tij me standardet zgjedhore, praktikat më të mira dhe misionin më të gjerë të KiE për të promovuar pjesëmarrjen demokratike, transparencën dhe qeverisjen e mirë.


