Back Rritja e transparencës në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve zgjedhore: Tryezë e rrumbullakët rreth platformës për Gjurmimin e Denocimeve dhe Ankimeve

Rritja e transparencës në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve zgjedhore: Tryezë e rrumbullakët rreth platformës për Gjurmimin e Denocimeve dhe Ankimeve

Këshilli i Evropës, mbështetës i krijimit të platformës “Gjurmimi i Denoncimeve dhe Ankimeve”, në bashkëpunim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) organizuan një tryezë të rrumbullakët për të prezantuar dhe diskutuar funksionalitetet e saj. Platforma lejon raportimin online të denoncimeve dhe ankimeve, si dhe i mundëson KQZ-së t’i regjistrojë, ndjekë dhe analizojë ato gjatë gjithë procesit zgjedhor. Gjithashtu, siguron transparencë duke lejuar të gjithë përdoruesit, përfshirë qytetarët, të ndjekin statusin dhe ecurinë e çdo raportimi.    

Tryeza e rrumbullakët mblodhi përfaqësues të KQZ-së, partive politike, shoqërisë civile dhe organizatave ndërkombëtare. Në vijim të prezantimit të platformës dhe funksioneve të saj, diskutimet u përqendruan te rekomandimet për përmirësime të mëtejshme, me qëllim që Platforma të mbështesë plotësisht zgjidhjen e mosmarrëveshjeve zgjedhore gjatë proceseve zgjedhore, duke rritur efektivitetin dhe lehtësinë e përdorimit.

Këshilli i Evropës nëpërmjet kësaj mbështetjeje synon të forcojë më tej mekanizmat për ruajtjen e integritetit zgjedhor, transparencës institucionale dhe besimit të publikut në zgjedhje.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit Fuqizimi i Integritetit të Zgjedhjeve në Shqipëri, që zbatohet nga Zyra e Këshillit të Evropës me mbështetjen financiare të Republikës Federale Gjermane.

Tiranë, Shqipëri 24 tetor 2025
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page

  Electoral glossary
(Venice Commission)