Back Rritja e pjesëmarrjes aktive të të rinjve: “Unë votoj gjithashtu! - Edukimi i votuesve për herë të parë në Shqipëri 2025”

Rritja e pjesëmarrjes aktive të të rinjve: “Unë votoj gjithashtu! - Edukimi i votuesve për herë të parë në Shqipëri 2025”

Si mund të luajnë votuesit e rinj një rol aktiv në formësimin e së ardhmes së vendit të tyre? Këshilli i Evropës dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organiziun tryezën e rrumbullakët "Edukimi Zgjedhor për Votuesit e Herës së Parë në Shqipëri 2025", një program i zbatuar nga Akademia e Studimeve Politike në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare për Arsimin Parauniversitar, i projektuar për të angazhuar votuesit e rinj në proceset demokratike.

Aktiviteti nxori në pah arritjet e këtij programi që ndërgjegjësoi rreth 20,000 maturantë në të gjithë Shqipërinë. Sipas të dhënave të paraqitura, 47% e votuesve për herë të parë ushtruan të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet parlamentare të majit 2025, duke shënuar një rritje në pjesëmarrjen e të rinjve në votime krahasuar me zgjedhjet e mëparshme. Veçanërisht, morën pjesë për herë të parë edhe votuesit e rinj nga diaspora shqiptare. Në total 4,356 të rinj votuan nga jashtë vendit.

Ilirjan Celibashi, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, theksoi rëndësinë e edukimit të vazhdueshëm publik midis votuesve të rinj dhe theksoi nevojën për ta bërë edukimin zgjedhor më tërheqës. Giulia Re, Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Thilo Schroeter, Zv/Ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë, dhe Erjon Tase, Drejtor Ekzekutiv i Akademisë së Studimeve Politike, theksuan rëndësinë e ndërtimit të një kulture të qëndrueshme të qytetarisë aktive, ku votimi i informuar dhe i pavarur është normë.

Nxënësit që morën pjesë në program e përshkruan atë si shumë informues, duke thënë se i ndihmoi ata të kuptonin rëndësinë e votimit dhe vlerën e të menduarit të pavarur dhe kritik. Diskutimet gjithashtu shqyrtuan mënyra për të zgjeruar shtrirjen e aktiviteteve tek të rinjtë dhe përfshirjen dhe akreditimin e kurrikulës së edukimit zgjedhor në kurrikulën kombëtare të edukimit qytetar.

Akiviteti u organizua si pjesë e projektit Fuqizimi i Integritetit Zgjedhor në Shqipëri (SEI), i cili zbatohet nga Zyra e Këshillit të Evropës me mbështetjen financiare të Republikës Federale të Gjermanisë.

Tiranë, Shqipëri 3 nëntor 2025
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page

  Electoral glossary
(Venice Commission)