Back Nis programi i edukimit zgjedhor për votuesit e rinj në shkollat e mesme

Këshilli i Evropës, në bashkëpunim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Agjencinë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar dhe Akademinë e Studimeve Politike, nisën programin e edukimit zgjedhor për më shumë se 20 mijë maturantë që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit 2025. Ky program është pjesë e projektit të Këshillit të Evropës “Fuqizimi i Integritetit të Zgjedhjeve në Shqipëri”, me mbështetjen financiare të Republikës Federale të Gjermanisë.
Nis programi i edukimit zgjedhor për votuesit e rinj në shkollat e mesme

Pas nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit trepalësh, Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u takua me ambasadorin e Gjermanisë në Shqipëri, SH.T.Z. Karl Bergner, dhe Kreun e zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Giulia Re. Në kuadër të rritjes së standardeve zgjedhore, z. Celibashi theksoi rëndësinë e programit për angazhimin e të rinjve në proceset demokratike, promovimin e edukimit sistematik për votuesit për herë të parë dhe shtrirjen e edukimit elektoral tek komisionerët dhe trajnerët e ardhshëm.

Ambasadori Bergner theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së të rinjve në zgjedhje por gjithashtu nevojën për iniciativa që mbështesin të rinjtë për të kuptuar të drejtat e tyre, ndërsa znj. Re shprehu mbështetjen e vazhdueshme për KQZ-në dhe vlerësoi angazhimin e institucioneve të përfshira për qëndrueshmërinë e programit. Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar, Rezarta Alla, dhe drejtori i Akademinë e Studimeve Politike, Erjon Tase, theksuan vlerën e shtuar të programit për edukimin e të rinjve për të drejtat e tyre dhe rritjen e pjesëmarrjes së tyre në zgjedhje.

Programi i edukimit të votuesve të rinj synon të integrojë edukimin elektoral në sistemin shkollor dhe të promovojë përfshirjen e të rinjve në proceset e vendimmarrjes demokratike të vendit.

Tiranë, Shqipëri 17 prill 2025
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page

  Electoral glossary
(Venice Commission)