Vendimet e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës për çështjet kundër Shqipërisë
Vendimet e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës në çështjet kundër Shqipërisë dhe dokumente të tjera që lidhen me zbatimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut
Tekstet origjinale të vendimeve të Komitetit të Ministrave, në frëngjisht dhe anglisht, si dhe dokumentet përkatëse që lidhen me zbatimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, janë të disponueshme në bazën e të dhënave Hudoc.exec. Vetëm disa nga Vendimet e Komitetit të Ministrave janë përkthyer në shqip , pasi përkthimet janë jozyrtare.
Luli dhe të tjerët
Zgjatja e tepërt e procedurave civile dhe penale dhe mungesa e një mjeti juridik në këtë drejtim. – en shqip
Takimi i 1514-të i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës (3-5 dhjetor 2024)
X dhe të Tjerët
Diskriminimi i nxënësve në një shkollë shqipe për shkak të vonesave dhe moszbatimit të masave të duhura kundër veçimit
Takimi i 1514-të i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës (3-5 dhjetor 2024)
Sharxhi dhe të tjerët
Prishja e banesave dhe ambienteve të biznesit të aplikantëve duke mos respektuar një urdhër të përkohshëm të gjykatës që i ndalon autoritetet të ndërmarrin çdo veprim që mund të shkelë të drejtat pronësore
Takimi i 1521-të i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës (4-6 Mars 2025)
Strazimiri
Kushte të këqija të ndalimit me arrest dhe trajtim mjekësor i papërshtatshëm për një person të sëmurë mendor, i cili i nënshtrohet një trajtimi mjekësor të detyrueshëm me urdhër gjykate, ndalimi i paligjshëm në një institucion të papërshtatshëm (penitenciar) pa trajtimin e duhur psikiatrik, mosekzaminimi i shpejtë i ligjshmërisë së ndalimit me arrest të kërkuesit, mungesa e së drejtës për kompensim
Takimi i 1521-të i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës (4-6 Mars 2025)
Durdaj dhe të tjerë, Nika
Efektiviteti i hetimit dhe zhvillimi i ndjekjes penale për shpërthimin në objektin e çmilitarizimit të armëve në Gërdec ( Durdaj e të tjerë) dhe Përdorimi i pajustifikuar të armëve të zjarrit nga agjentët shtetërorë gjatë një proteste politike (Nika)
Takimi i 1531-të i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës (10-12 Qershor 2025)

