Back Komisioni Qendror i Shqipërisë avancon procesin e planifikimit strategjik për periudhën 2027-2031

Komisioni Qendror i Shqipërisë avancon procesin e planifikimit strategjik për periudhën 2027-2031

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi takimin institucional dyditor për planifikimin strategjik, me synim vlerësimin e zbatimit të Planit Strategjik 2022-2026 dhe krijimin e bazave për hartimin e Planit të ri Strategjik 2027-2031. Drejtuesit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, anëtarët e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve dhe të Komisionit Rregullator, si dhe drejtorët dhe stafi teknik, morën pjeë në diskutimet e strukturuara mbi drejtimin strategjik të institucionit për pesë vitet e ardhshme. Dialogu u pasurua nga perspektivat krahasuese dhe rekomandimet praktike të ekspertëve ndërkombëtarë dhe komëtarë të Këshillit të Evropës.

Duke përdorur një metodologji gjithëpërfshirëse, e cila kombinoi diskutime të moderuara dhe grupe pune sipas drejtorive, pjesëmarrësit analizuan zbatimin e Planit Strategjik 2022-2026, reflektuan mbi arritjet dhe sfidat institucionale, si dhe identifikuan prioritetet për periudhën 2027-2031. Gjatë ditës së dytë, drejtoritë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve prezantuan dhe konsoliduan kontributet e tyre, duke përcaktuar prioritetet strategjike që pasqyrojnë si nevojat institucionale, ashtu edhe objektivat afatgjata.

Diskutimi institucional dyditor u përmbyll me sukses me një grup prioritetesh të konsoliduara, rekomandime të strukturuara dhe një vizion të përbashkët institucional. Rezultatet do të integrohen në Raportin e Rishikimit Strategjik dhe do të shërbejnë si bazë për hartimin e Planit Strategjik të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve 2027-2031, dokumenti që do të udhëheqë zhvillimin e institucionit gjatë pesë viteve të ardhshme.

Ky aktivitet u organizuan në kuadër të projektit Fuqizimi i Integritetit të Zgjedhjeve në Shqipëri, i zbatuar nga Këshilli i Evropës dhe i financuar nga Republika Federale e Gjermanisë.

Tiranë, Shqipëri 25-26 qershor 2026
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page

  Electoral glossary
(Venice Commission)