Back KiE bën thirrje për të drejtat e personave LGBTI me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë (IDAHO)

KiE bën thirrje për të drejtat e personave LGBTI me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë (IDAHO)

Më 16-17 maj 2017, me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë (IDAHO), zyra e Këshillit të Evropës në Tiranë (KiE) iu bashkua javës së aktiviteteve të koordinuara nga aktorë vendas dhe ndërkombëtare në Shqipëri. Në fjalën e tij në një nga eventet kryesore të kësaj jave, që kishte të bënte me "Çmimet Kombëtare për 30 personat e vitit 2017 për të drejtat e LGBT-vë në Shqipëri", organizuar nga Ambasada Pink, Kreu i Zyrës së KiE në Tiranë, Claus Neukirch, theksoi se"...diskriminimi në bazë të orientimit seksual ose identitetit gjinor është në kundërshtim me standardet e Këshillit të Evropës".

Ai vlerësoi përparimin e arritur nga Shqipëria në luftën kundër diskriminimit, përfshirë edhe orientimin seksual dhe identitetin gjinor, duke nënvizuar se ka akoma shumë nevojë për kultivimin e kulturës së pranimit dhe respektimit të të drejtave të të gjithë individëve në shoqëri.

Gjithashtu, ai vlerësoi edhe përpjekjet dhe kontributin e sinqertë të aktivistëve të të drejtave të njeriut që vinin nga sferat e ndryshme të jetës dhe i ftoi ata të bashkohen me moton e Këshillit të Evropës për IDAHO këtë vit "DIL HAPUR PËR TË DREJTAT E NJERIUT".

Në një aktivitet të ngjashëm, Zv/Kreu i Zyrës së KiE në Tiranë mbajti një ligjëratë të hapur në aktivitetin me temë "Le të flasim hapur për të drejtat LGBTI" të organizuar me studentët e Fakultetit të Shkencave Shoqërore në Universitetin e Tiranës. Ai dha një pasqyrë të çështjeve dhe sfidave kryesore me të cilat ballafaqohet komuniteti LGBTI dhe nënvizoi standartet dhe mjetet e Këshillit të Evropës për adresimin e diskriminimit dhe promovimin e të drejtave të komunitetit.

 

Tiranë 18 maj 2017
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page