Back Trajnim trajnerësh për mbrojtjen e reputacionit dhe lirisë së shprehjes online për profesionistët ligjorë shqiptarë

Trajnim trajnerësh për mbrojtjen e reputacionit dhe lirisë së shprehjes online për profesionistët ligjorë shqiptarë

Me rritjen e përdorimit të internetit, përmbajtja e medias shqiptare online është rritur në mënyrë eksponenciale duke shkaktuar sfida të ndryshme për lirinë e shprehjes. Kohët e fundit është rritur numri i çështjeve në gjykatat vendore kundër shpifjeve në internet. Duke njohur nevojën për sqarimin e pyetjeve kyçe në lidhje me shtrirjen dhe kufijtë e lirisë së shprehjes online, dy seminare trajnimi me titull, “Liria e shprehjes online dhe mbrojtja e reputacionit duke përdorur standardet e GJEDNJ-së” u organizuan për profesionistët ligjorë shqiptarë.

Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit diskutuan mbi rëndësianë e lirisë së shprehjes në median online dhe arsyet pse ajo duhet të mbrohet ashtu si liria e shprehjes offline, duke marrë parasysh natyrën e internetit, përhapjen dhe shpejtësinë e tij.

Gjatë seminareve dyditore të trajnimit, avokatët, gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë diskutuan standardet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) duke iu referuar jurisprudencës së fundit të GJEDNJ-së në lidhje me mbrojtjen e reputacionit me fokus në median online. Pjesëmarrësit në trajnim u pajisën me tri seritë e para të buletineve me çështje gjyqësore të përditësuara të GJEDNJ-së në gjuhën shqipe, të zhvilluara nga Aksioni rajonal JUFREX.

Nëpërmjet përdorimit të teknikës së gjyqit imitues, pjesëmarrësit zbatuan standardet Evropiane përmes imitimit të një çështjeje anonime të GJEDNJ-së. Në fund të gjyqit imitues, të trajnuarit krahasuan argumentet dhe vendimin e tyre me vendimin e vërtetë të GJEDNJ-së.

Aktivitetet e trajnimit u organizuan nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë dhe Shkolla e Magjistraturës me mbështetjen e projektit “Liria e Shpreshjes dhe Liria e Medias në Shqipëri (JUFREX)”, pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës Instrumenti Horizontal II.

 

 

 

Korçë, Albania 7-10 dhjetor 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page