Back Studentë të Universitetit të Tiranës diskutojnë mbi rolin e Këshillit të Evropës në avancimin e të drejtave të njeriut

Studentë të Universitetit të Tiranës diskutojnë mbi rolin e Këshillit të Evropës në avancimin e të drejtave të njeriut

Një leksion i hapur mbi rolin e Këshillit të Evropës si mbrojtës i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut u organizua sot në ambientet e Institutit për Studime Evropiane – Universiteti i Tiranës. Në aktivitet, që shënonte dhe përfundimin e Presidencës italiane të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, e cila iu dorëzua sot Irlandës, morën pjesë Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Jutta Gützkow, dhe Zëvendës Shefi i Misionit i Ambasadës italiane, Luiggi Mattirolo.

Z. Mattirolo foli për objektivat dhe arritjet e Presidencës italiane dhe u ndal në riangazhimin e shteteve anëtare ndaj parimeve dhe vlerave të përbashkëta; fuqizimi i grave, të drejtat e fëmijëve dhe politikat e rinisë; dhe ndërtimin e një të ardhmeje me në qendër njeriun.

Studentët bënë shumë pyetje për çështje aktuale si lufta në Ukrainë, përjashtimi i Rusisë si vend anëtar i Këshillit të Evropës, avancimi i të drejtave sociale dhe të drejtave të pakicave, lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontributi i aktiviteteve të bashkëpunimit të Këshillit të Evropës për asistimin e Shqipërisë në përmbushjen e kushteve për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në këtë drejtim, u theksua rëndësia e programeve të përbashkëta të Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian (Instrumenti Horizontal dhe ROMACTED).

Drejtoresha e Institutit të Studimeve Evropiane, Aljula Jubani, bëri me dije se seria e leksioneve të hapura me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar, të organizuara në bashkëpunim me Zyrën e Këshillit të Evropës në Tiranë, do të rifillojnë në vjeshtë.

 

Tiranë 20 Maj 2022
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page