Back Procesi ROMACTED institucionalizohet në Shqipëri

Procesi ROMACTED institucionalizohet në Shqipëri

ROMACTED synon promovimin e qeverisjes së mirë dhe fuqizimit Rom në nivelin vendor dhe ky process filloi në fillim të vitit 2018 në Shqipëri.

Prej Hapit 1 përgatitor 250 këshilltarë vendor në shtatë bashkitë e përzgjedhura të Vlorës, Fierit, Roskovecit, Përmetit, Elbasanit, Pogradecit dhe Korçës votuan në mbështetje të nisjes së procesit ROMACTED. Përpos eventeve prezantuese që arritën 835 anëtarë prej komuniteteve rome, autoriteteve vendore, organizatave ndërkombëtare dhe organizatave vendore të shoqërisë civile, janë zhvilluar përmes ekipit mbështetës 155 mbledhje të Grupeve Komunitare të Veprimit, 131 mbledhje të Grupeve Institucionale të Punës dhe 121 mbledhje të Grupeve të Task-Forcave Bashkiake mbi dinamikat e nevojave vendore rome dhe përkthimi i tyre në veprime për zgjidhje të përshtatshme në shtatë bashkitë partnere.

7 Vlerësimet e Kapaciteteve të Bashkive (të dhëna të mbledhura për nevoja të administratës vendore për t'iu përgjigjur si duhet nevojave të komunitetit); 7 Vlerësimet e Nevojave në Nivel Komuniteti (identifikimi dhe njohja e karakteristikave të komunitetit rom, nevojave, mundësive dhe kërkesave të tyre); 7 Listat e Prioriteteve të Komunitetit (identifikimi i masave, mënyrave dhe aktorëve kontribues në arritjen e përmbushjes së nevojave kryesore nën Hapin 2 si pjesë e procesit të përgatitjes së Planeve Vendore të Veprimit për Integrimin e Pakicave Rome dhe Egjiptiane.

Hapi 3 shënoi institucionalizimin me aprovimin e Planeve Vendore të Veprimit në këshillat bashkiake gjatë 2019-2020: (i). Plani Social 2019 -2022 i Bashkisë Roskovec u miratua nga Këshilli i Bashkisë Roskovec me Vendimin Nr. 47, datë 17 maj 2019; (ii) Plani Vendor i Veprimit për Integrimin e Pakicave Rome dhe Egjiptiane 2019-2022 u miratua nga Këshilli I Bashkisë Fier me Vendimin nr. 73, datë 18 qershor 2019; (iii) Plani Vendor i Veprimit për Integrimin e Pakicës Egjiptiane 2019-2022, miratuar nga Këshilli i Bashkisë Përmet me vendimin nr. 109, datë 19 dhjetor 2019; (iv) Plani Vendor i Veprimit për Integrimin e Pakicave Rome dhe Egjiptiane 2019-2022, miratuar nga Këshilli i Bashkisë Pogradec Nr. 22, datë 28 janar 2020; (v) Plani Vendor i Veprimit për Integrimin e Pakicave Rome dhe Egjiptiane 2019-2022, miratuar nga Këshilli i Bashkisë Vlorë Nr. 15, datë 27 shkurt 2020; (vi) Plani Vendor i Veprimit për Integrimin e Pakicave Rome dhe Egjiptiane 2019-2022 u miratua nga Këshilli i Bashkisë Elbasan me Vendimin nr. 43, datë 30 prill 2020; Plani Vendor i Veprimit për Integrimin e Pakicave Rome dhe Egjiptiane 2019-2022 u miratua nga Këshilli i Bashkisë Korçë me Vendimin nr. 47, datë 29 maj 2020;

Në lidhje me Hapin 4 mbi Financimin dhe Zbatimin, shtatë Planet Vendore të Veprimit janë buxhetuar sipas zërave të buxhetit dhe buxhetit afat-mesëm të bashkive. Në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, ROMACTED në Shqipëri hartoi Udhëzuesin për Buxhetimin e Përgjigjshëm Rom në Nivel Vendor, ndërkohë që rekomandimet u aprovuan në kuadrin e Udhëzimit zyrtar Nr. 10 datë 28/02/2020 mbi "Përgatitjen e Buxhetit Afat-Mesëm 2021-2023 për njësitë e vetëqeverisjes vendore” të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në Shqipëri. Shtatë uebinarët e parë mbi Buxhetimin e Përgjigjshëm Rom në Nivel Vendor u zhvilluan në partneritet me Shkollën Shqiptare të Administratës Publike dhe do të vjojnë për të kontribuar në integrimin e projekteve përparësore rome dhe egjiptiane në procesin vjetor të buxhetit për 2021 dhe për buxhetin afat-mesëm për periudhën 2021-2023.

 

 

Tiranë, Shqipëri 16 korrik 2020
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page