Back Vazhdojnë konsultimet publike me grupet e interesit për hartën e re gjyqësore të Shqipërisë

Vazhdojnë konsultimet publike me grupet e interesit për hartën e re gjyqësore të Shqipërisë

Në Shqipëri po vijon procesi i konsultimit publik me grupet e interesit për hartën e re gjyqësore të Shqipërisë të propozuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Ministria e Drejtësisë në dhjetor 2021. Me mbështetjen e aksionit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Forcimi i Efiçencës dhe Cilësisë së Drejtësisë në Shqipëri” (SEJIII), zbatuar nga CEPEJ, u organizua në Tiranë një takim konsultimi me pjesëmarrjen e Kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami, Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela. Ata diskutuan me përfaqësues të Gjykatave, Dhomës së Avokatëve dhe Ndihmës Juridike, shqetësime të rëndësishme mbi propozimin e hartës gjyqësore, të paraqitur për diskutim në disa tryeza konsultimi publik me grupe të ndryshme interesi.

Faza e parë e procesit të konsultimit publik do të përfundojë brenda shkurtit 2022. Kontributet e dhëna gjatë fazës së konsultimit publik do të përdoren për të finalizuar propozimin e hartës gjyqësore dhe për të hartuar një plan zbatimi të hartës së re gjyqësore në Shqipëri.

Procesi i konsultimeve për hartën e re gjyqësore të Shqipërisë po mbështetet nga aksioni “Forcimi i Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë në Shqipëri (SEJ III)” i cili është pjesë e bashkëpunimit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022”.

 

 

 

Tiranë 18 shkurt 2022
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page