Back Prezantimi i metodologjisë së hartuar për rishikimin e hartës gjyqësore për Shqipërinë

Carmela Germinario, Eksperte e CEPEJ

Carmela Germinario, Eksperte e CEPEJ

Më 20-21 qershor 2018, Carmela Germinario, Ekspert i CEPEJ, prezantoi punën përfundimtare mbi metodologjinë e propozuar për Shqipërinë sipas indikatorëve të CEPEJ për të mbështetur rishikimin e planifikuar të hartës gjyqësore, e cila do të përgatitet prej Këshillit të Lartë Gjyqësor të ardhshëm por që aktualisht është duke u punuar nga Ministria e Drejtësisë. Ky propozim u mirëprit dhe u diskutua në takimet bilaterale duke përfshirë grupin e punës së MD mbi hartën gjyqësore, Kryeinspektoriatin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Zyrën e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor. Një seminar u organizua për të mbledhur reagimet konkrete të rreth 50 përfaqësuesve të gjykatave mbi metodologjinë e propozuar në dritën e sfidave të tyre të përditshme me prapambetjen ekzistuese. Nga CEPEJ u kërkua ndihma e mëtejshme për të mbështetur zbatimin e kësaj metodologjie objektive, veçanërisht në lidhje me degët e gjykatave. Versioni përfundimtar i metodologjisë i është transmetuar Ministrisë së Drejtësisë dhe CEPEJ është i përkushtuar që të ofrojë ndihmë të mëtejshme në hapat e ardhshëm të Aksionit të SEJ II.

Ky aktivitet u zhvillua nën projektin "Forcimi i efikasitetit dhe cilësisë së sistemit të drejtësisë në Shqipëri - SEJ II", i cili po zbatohet në kuadër të programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës të titulluar "Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë", i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës dhe i zbatuar nga Këshilli i Evropës.

 

 

Tiranë 22 qershor 2018
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page